UBT përgatit ekspertë të Real Estate, një nga sektorët më fitimprurës të ekonomisë globale

A e dinit se patundshmëria përbën klasën më të madhe të pasurisë në të gjithë rruzullin tokësor? Sipas analizës globale nga kompania prestigjioze Savills, vlera e përgjithshme e patundshmërive në botë ka arritur në shifrën marramendëse prej mbi 379.7 trilionë dollarësh. Për ta kuptuar peshën e këtij sektori, kjo industri është pothuajse katër herë më e madhe se e gjithë ekonomia globale dhe peshon dukshëm më shumë se sa i gjithë tregu i aksioneve e i bonove të marra bashkë.

E për të qenë pjesë e këtij tregu dinamik e të suksesshëm kjo mund të arrihet përmes studimeve në programin Menaxhimi i Patundshmërive dhe Infrastrukturës në UBT. Ky program akademik është projektuar për të përgatitur profesionistë të kualifikuar, të cilët luajnë një rol kyç në zhvillimin e mjedisit të ndërtuar dhe në përmirësimin e cilësisë së jetesës urbane.

Përmes mësimdhënies inovative, kërkimit shkencor me ndikim dhe menaxhimit transformues të pasurive të paluajtshme, ndërtimit e infrastrukturës, UBT u ofron studentëve platformën e nevojshme për të kontribuar në mënyrë të qëndrueshme dhe strategjike në rajon e më gjerë.

Gjatë këtij udhëtimi akademik, studentët pajisen me njohuri të thelluara mbi kornizat ligjore, financiare dhe teknike, si dhe me kompetenca praktike në vlerësimin e pasurive, planifikimin e projekteve dhe analizën e investimeve.

Programi promovon mendimin analitik, marrjen e vendimeve strategjike dhe lidershipin në projekte zhvillimore ndërdisiplinore, duke integruar teknologjitë e avancuara dhe Inteligjencën Artificiale në menaxhimin e pronave, gjithnjë mbi parimet e etikës profesionale dhe qëndrueshmërisë mjedisore.

Përmes kësaj përgatitjeje gjithëpërfshirëse, studentët aftësohen të interpretojnë rregulloret e industrisë, të drejtën kontraktuale dhe proceset e ndërmjetësimit, si dhe të analizojnë ndikimin e faktorëve demografikë e hapësinorë në tregun imobiliar.

Përveç kësaj, të diplomuarit zotërojnë teknikat moderne të vlerësimit të pronave, aplikimin e marketingut digjital dhe menaxhimin e kontratave të Partneriteteve Publike-Private, duke garantuar një analizë kritike të çdo projekti nga këndvështrimi teknik, menaxherial dhe financiar.

Bëhu pjesë e gjeneratës së re të liderëve në sektorin e patundshmërive.

Apliko tani në UBT, përfito 20 për qind bursë për tre vite studimi dhe ndërto një karrierë të sigurt me ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin e hapësirave tona urbane!

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika