“UÇK është liria jonë”, motoçiklistët marshojnë nga Vërmica drejt Prishtinës

Sot, më 26 shtator, do të mbahet marshi solidarizues “UÇK është Liria Jonë”, i organizuar nga Veteranët e UÇK-së – Zona Operative e Nerodimes dhe platforma “Liria Ka Emër”.

Në këtë aktivitet do të marrin pjesë motoçiklistë, të cilët do të nisen nga Vërmica në drejtim të Prishtinës.

Nisja është planifikuar në orën 10:00 nga Vërmica, ndërsa motoçiklistët pritet të arrijnë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë rreth orës 11:30–11:45. Prej aty, ata do të parakalojnë drejt sheshit “Skënderbeu”.

Marshi organizohet në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, me kërkesën për një proces të drejtë.

Të fundit nga rubrika