UÇK-ja dhe Trepça – dy dashuritë e Besim Nukës, ushtarit që ra heroikisht në Koshare

Edhe pas 25 vjetësh ‘Torcida’ e këndon me emocion këngën për Besim Nukën.

Dashuria e tij për Mitrovicën dhe klubet sportive të këtij qyteti ishte e madhe.

Por, më e madhe doli të jetë dëshira për t’iu bashkuar Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në Rrasë të Koshares ishte beteja e fundit për Besimin. Ai ra herokisht më 11 maj të vitit 1999.

Familja nuk e kishte ditur që iu ishte bashkuar UÇK-së.

Por, lajmin për vdekjen e tij, vëllau, Naimi, tregon se e përjetuan shumë rëndë.

“E mbaj mend shumë mirë. Musa Dragaj iu ka lajmëruar në telefon Xhelal Brojës, pastaj ai i ka lajmëruar familjes së gjerë. Ne kur kemi ndejtur në Ulqin erdhën shumë të Mitrovicës, vishin na vizitojshin, por askush nuk kishte kurajo të na tregojë. Por, erdhi një mjeke Preveza Abrashi dhe ajo maspari babës dhe nënës iu dhanë disa injeksione dhe pastaj na treguan,” tha ai për TV Dukagjinin.

Besimi kishte dashur të bëhej futbollist.

Por, këputja e ligamenteve të gjurit ia kishte ndërprerë në gjysmë këtë ëndërr.

Aty ku ishte Trepça ishte edhe Besimi, thotë themeluesi i ‘Torcidës’, Shefqet Begu.

“Ai nuk i ka lëshuar ndeshjet si brenda, si jashtë kur kemi udhëtuar. Ka qenë i flaktë të udhëtoj, sidomos jashtë Mitrovicës, të mbrojë ngjyrat gjelbër e zi. Besimi ka qenë shumë besnik ndaj klubeve të Trepçës, pa marrë parasysh që ka punuar si zejtar. Por, kur kanë qenë ndeshjet ka qenë shumë aktiv,” tha ai.

Në vijën e parë të frontit ishte sypatrembur. Saqë iu kishte bërë ballë edhe tankeve serbe.

Anton Çuni, komandant në betejën e Koshares, e mban mend shumë mirë ditën kur ishte vrarë Besimi.

“Përkundër asaj që ishte pak metra larg tankeve, Besimi për asnjë moment nuk ka pasur hezitim që të ballafaqohet me tërë atë arsenal ushtarak. Domethënë, nuk ka lëvizur për asnjë moment, sipas raporteve goditet nga një predhë e tankut,” tha Çuni.

Bashkëluftëtarët, Alush Zejnullahi dhe Ferki Hajra, e përshkruajnë si një trim të madh.

Besim Nuka konsiderohet ikonë e Mitrovicës, që nuk do të shuhet kurrë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika