Udhëheqësi çeçen zotohet se do t’i dërgojë djemtë e tij në vijën e frontit

Udhëheqësi çeçen, Ramzan Kadyrov, ka njoftuar se do t’i dërgojë tre djemtë e tij në vijën e frontit në luftën në Ukrainë

Udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov





Udhëheqësi çeçen Ramzan Kadyrov thotë se tre djemtë e tij, 14, 15 dhe 16 vjeç, së shpejti do të udhëtojnë në vijën e frontit të Ukrainës për të luftuar me forcat ruse.

Kadyrov është aleat i fortë i Vladimir Putin, megjithëse kohët e fundit e ka kritikuar udhëheqjen ushtarake ruse.

Në rrjetet sociale, ai shkroi se “një baba duhet t’i mësojë djemtë e tij se si të mbrojnë familjen, njerëzit dhe atdheun e tyre”.

Rusia ka nënshkruar një traktat të OKB-së që synon të parandalojë marrjen pjesë në luftë të fëmijëve nën moshën 18 vjeç.

Shfrytëzimi i fëmijëve nën moshën 15 vjeç për të marrë pjesë në luftë konsiderohet krim lufte nga Gjykata Penale Ndërkombëtare. Megjithatë Rusia nuk e njeh juridiksionin e saj.

Në një postim të gjatë në aplikacionin Telegram, Kadyrov tha se trajnimi ushtarak i djemve të tij filloi kur ata ishin shumë më të rinj dhe se kishte ardhur koha që ata të përjetonin një betejë të vërtetë.

Ai, gjithashtu, vuri në shënjestër ata njerëz “me fjalë boshe” që pretendonin se të dashurit e liderit çeçen nuk po merrnin pjesë në operacionin ushtarak në Ukrainë.

Postimi u shoqërua me një video të prodhuar të djemve të tij që gjuanin me armë të ndryshme në një terren stërvitor.

Forcat çeçene në Ukrainë janë tallur nga disa pasi duket se fokusohen më shumë në ngarkimin e videove në mediat sociale sesa në pjesëmarrjen në betejat e vijës së parë.

Kadyrov ka qeverisur republikën jugore ruse që nga viti 2007, kur ai u emërua president i atij rajoni nga Vladimir Putin.

Ka qenë një periudhë e stabilitetit relativ në Çeçeni, e cila luftoi pa sukses për pavarësi për një dekadë.

Por Kadyrov është kritikuar se ka qeverisur me grusht të hekurt dhe ka lejuar që shkeljet e të drejtave të njeriut të lulëzojnë. Kadyrov është një përkrahës i ashpër i Vladimir Putinit, forcat çeçene kanë luftuar në Ukrainë që nga fillimi i luftës.





Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika