Pas dy javësh konflikti të përgjakshëm mes Iranit dhe Izraelit, lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, ka shpallur fitore të plotë ndaj “regjimit sionist”.

Në fjalimin e tij të parë pas arritjes së armëpushimit, Khamenei i dërgoi një mesazh të qartë botës, duke festuar rezistencën dhe qëndresën e popullit iranian.

“Urimet e mia për fitoren ndaj regjimit të gabuar sionist”, ka shkruar ai në rrjetin social X, duke theksuar se SHBA-të u përfshinë në këtë luftë për të mbrojtur regjimin që po kërcënohej.

Por sipas tij, amerikanët nuk arritën asnjë qëllim – ndërsa Irani doli fitues, duke i dhënë “një shuplakë të fortë Amerikës”, raporton BBC.