Udhëtimi i Greta Azizit nga “Gjeniu i Vogël” e deri sot

Sonte në kuadër të emisionit “Super TrenD” me Drilona Shalën ishte e ftuar këngëtarja Greta Azizi e cila përformoi live në studio

Greta Azizi

Mbrëmja e së martës në Radio Dukagjini është nata e muzikës live me artistë të rinjë e shumë të talentuar.

Sonte në kuadër të emisionit “Super TrenD” me Drilona Shalën ishte e ftuar këngëtarja Greta Azizi, e cila përformoi live në studion e Radio Dukagjinit.

Greta me prejardhje nga Kamenica, ka nisur të merret me muzikë qysh në moshë të re. Ajo ishte pjesë e Gjeniut të Vogël edicionit të 7të, në vitin 2016 kur kishte vetëm 13 vjet. Ajo pati sukses në këtë garë duke mbërritur në 4 këngëtarët më të mirë të kompeticionit.

Azizi thotë se “Gjeniu i Vogël” ishte eksperienca më e mirë në jetën e saj, e cila e ka pjekur profesionalisht duke i hapur rrugët e duke e përgatitur për të ardhmen në muzikë, duke e motivuar të vazhdojë më tutje.

Ajo ka marrë pjesë në shumë festivale të ndryshme. Në “Albanian Star” në vitin 2017 ka fituar çmimin e parë, në festivalin “Amar” fitoi po ashtu çmimin e parë, teksa në “Fest Flaka” ka marrë pjesë 3 herë, duke fituar 2 çmime. Ishte pjesë e “Këngës Magjike” në vitin 2019 me këngën “Senorita”, teksa në vitin 2021 ishte pjesë e “Nota Fest” me këngën “Asnjëherë“.

Azizi studion në Fakultetin e Arteve, dega Pedagogji e Përgjithshme e Muzikës, tash viti i tretë. Ajo thotë se pas përfundimit të studimeve nuk pretendon të bëhet profesoreshë e muzikës, pasi më shumë synon skenën e muzikës, dhe dëshiron të vazhdojë në këtë drejtim.

Pikënisje dhe motivim në muzikë, Azizi e cilëson motrën e saj e cila e ka ndihmuar shumë në këtë drejtim. Ajo ka shkruar edhe teksin e këngës “Asnjëherë“  e cila është kënga e fundit e Gretës.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika