Udhëtonte për t’u konfliktuar me familjen e gruas, 27-vjeçari arrestohet me armë dhe kokainë në makinë

Pamje të publikuara nga Policia e Shqipërisë

Një shtetas 27-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Shtetit të Shqipërisë, pas një operacioni policor të koduar “Alert”, ku i dyshuari është kapur me armë zjarri dhe një sasi të lëndës narkotike kokainë në makinë.

Siç ka bërë të ditur policia, nga ky rast është parandaluar edhe përshkallëzimi i një ngjarjeje tjetër, pasi i dyshuari A.Y. do të kishte një konflikt me familjen e gruas së tij.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shtetasi A. Y. po udhëtonte i armatosur drejt Vlorës, për t’u konfliktuar me familjarët e bashkëshortes së tij, në banesën e të cilëve, jetonte prej disa kohësh edhe bashkëshortja e këtij shtetasi.

Sipas njoftimit, gjatë kontrollit janë sekuestruar armë zjarri dhe sasi lëndësh narkotike.

“Në kuadër të këtij operacioni, në autostradën e Vlorës, shërbimet e Policisë kanë ndaluar për kontroll automjetin tip ‘Porsche’, me drejtues shtetasin A. Y. Gjatë kontrollit në këtë automjet është gjetur një armë zjarri pistoletë tip ‘Zastava’ dhe një sasi lënde narkotike kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin që drejtonte ky shtetas”, thuhet në njoftimin e policisë.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi A. Y, 27 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika