Udhëzuesi i detajuar për një dietë me bazë bimore

Komunitetet e shëndetit dhe mirëqenies pajtohen se dietat që theksojnë përbërësit e freskët, të plotë dhe minimizimin e ushqimeve të përpunuara janë superiore për mirëqenien e përgjithshme.

Dieta me ushqime të plota dhe me bazë bimore fokusohet në ushqimet e përpunuara minimalisht, veçanërisht bimët, dhe është efektive në stimulimin e humbjes së peshës dhe përmirësimin e shëndetit.

Cilat janë parimet e një diete me bazë bimore, me ushqime të plota?

Ndonëse nuk ka ndonjë përkufizim se çfarë përbën një dietë me bazë bimore, kjo lloj diete më shumë konsiderohet si një mënyrë jetese dhe nuk është domosdoshmërisht e caktuar.

Një ndër parimet është se ajo thekson ushqimet e plota, të përpunuara minimalisht, si dhe kufizon ose shmang produktet shtazore.

Po ashtu, dieta me bazë bimore përqendrohet te bimët, duke përfshirë perimet, frutat, drithërat, bishtajoret, farat dhe arrat, të cilat duhet të përbëjnë shumicën e asaj që hani.

Ndërkaq, kjo dietë përjashton ushqimet e rafinuara, si sheqernat e shtuar, mielli i bardhë dhe vajrat e përpunuara.

Në anën tjetër, për t’iu përmbajtur kësaj diete, duhet kushtuar vëmendje të veçantë cilësisë së ushqimit.

Për këto arsye, kjo dietë shpesh ngatërrohet me dietat vegane ose vegjetariane. Megjithatë, edhe pse të ngjashme në disa mënyra, këto dieta nuk janë të njëjta.

Njerëzit që ndjekin dietat vegane abstenojnë nga konsumimi i çdo produkti shtazor, duke përfshirë qumështin, mishin, shpendët, ushqimet e detit, vezët dhe mjaltin, ndërsa vegjetarianët përjashtojnë mishin dhe shpendët nga dieta e tyre.

Ndjekësit e dietës WFPB hanë kryesisht bimë, por produktet shtazore nuk janë jashtë kufijve.

Kjo dietë mund të ndihmojë në humbjen e peshës

Ndryshimi i dietës dhe stilit të jetesës mund të lehtësojë humbjen e peshës dhe të ketë një ndikim të qëndrueshëm në shëndet.

Shumë studime kanë treguar se dietat me bazë bimore janë të dobishme për humbje peshe.

Përmbajtja e lartë e fibrave të dietës WFPB, së bashku me përjashtimin e ushqimeve të përpunuara, është një kombinim fitues për të hequr kilogramët e tepërt.

Një rishikim i 12 studimeve që përfshinte më shumë se një mijë e 100 njerëz, zbuloi se ata që u caktuan në dietat me bazë bimore humbën dukshëm më shumë peshë – rreth dy kilogram gjatë një mesatare prej 18 javësh – sesa ata që u caktuan në dietat jovegjetariane.

Heqja e ushqimeve të përpunuara që nuk lejohen në një dietë të WFPB si pijet e gazuara, karamelet, ushqime të shpejta dhe drithëra të rafinuara është një mjet i fuqishëm për humbje peshe në vetvete.

Ushqimet për të ngrënë në një dietë me ushqime të plota, me bazë bimore

Nga vezët dhe proshuta për mëngjes e deri te bifteku për darkë, produktet shtazore janë fokusi i shumicës së vakteve për shumë njerëz.

Kur ndjekni një dietë me bazë bimore, vaktet duhet të përqendrohen rreth ushqimeve me bazë bimore. Nëse hahen ushqime shtazore, ato duhet të hahen në sasi më të vogla.

Ushqimet si qumështi, vezët, shpendët, mishi dhe prodhimet e detit duhet të përdoren më shumë si një plotësues i një vakti me bazë bimore, jo si pika kryesore qendrore.

Në listën e blerjeve me ushqime të plota, me bazë bimore bëjnë pjesë, frutat si manaferrat, agrumet, dardhat, pjeshkët, ananasi, bananet e të tjera.

Nga radhët e grupit të perimeve mund të përdoret lakra jeshile, spinaqi, domatet, brokoli, lulelakra, specat e të tjera. Po ashtu, edhe perimet me niseshte si patatet e ëmbla, kungujt me gjalpë.

Në këtë listë hyjnë edhe drithërat integrale si , tërshërët e mbështjellura, makarona, elbi e të tjera.

Sa i përket yndyrnave të shëndetshme, mund të përdoren avokado, vaj ulliri, kokosi pa sheqer.

Në anën tjetër përdoren edhe produktet e qumështit me bazë bimore pa sheqer si qumësht kokosi, qumësht bajame, qumësht shqeme.

Kurse kur bëhet fjalë për pijet, përdoret më shumë, kafeja, çaji, uji i gazuar e të tjera.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika