UEFA gjobit sërish Federatën shqiptare

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka marrë dënimin e tretë nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s

Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka marrë dënimin e tretë nga Komisioni i Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s.

FSHF-ja të enjten ka njoftuar se ka pranuar dënimin e tretë nga UEFA me vlerë prej 86 mijë e 500 euro. Dënimin e rëndë e ka marrë pas incidenteve të ndodhura gjatë ndeshjes së tetë të Evropianit kundër Spanjës.

Ndeshja në mes Shqipërisë dhe Spanjës u zhvillua të hënën në Dusseldorf.

“Ky penalizim financiar ka ardhur edhe këtë herë nga problematikat e shkaktuara nga disa tifozë shqiptarë, të cilët kanë hedhur objekte në fushën e lojës, kanë transmetuar mesazhe të papërshtatshme, kanë ndezur flakadanë gjatë ndeshjes, por edhe për ndërprerjen e ndeshjes nga një tifoz gjatë zhvillimit të lojës”, shkruan në njoftimin e FSHF-së.

Për ndezje të fishekzjarrëve, FSHF-ja u dënua me 8 mijë e 500 euro. 25 mijë euro u dënua për transmetim të mesazheve të papërshtatshme për ngjarje sportive, 45 mijë euro për hedhje të sendeve dhe me 8 mijë euro për hyrje në fushë.

UEFA më herët e gjobiti me 37 mijë e 375 euro për incidentet në ndeshjen ndaj Italisë dhe 47 mijë euro për ndeshjen ndaj Kroacisë.

UEFA dënoi edhe Mirlind Dakun me dy ndeshje moslojë.

Shija e redaktorit

Dita e fundit e Panairit të Librit në Tiranë, “Dukagjini”...

Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia Botuese Dukagjini ka rrëmbyer vëmendjen e vizitorëve...

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Të fundit nga rubrika