UEFA përjashton nga Evropiani gazetarin shqiptar pasi bëri shqiponjën me duar para tifozëve serbë

UEFA ka vendosur që ta përjashtojë nga kampionati europian “Gjermani 2024”, gazetarin nga Kosova, Arlind Sadiku.

Sipas medieve, shkak për këtë vendim është bërë gjesti i gazetarit shqiptar në ndeshjen Serbi-Angli, të luajtur më 16 qershor, i cili bëri me duar simbolin e shqiponjës para tifozerisë serbe.

Gjesti i Sadikut erdhi pas koreve raciste që serbët po bënin ndaj shqiptarëve dhe duke bërtitur “Kosova është Serbi”.

Pas shqiponjës me duar, gazetari Arlind Sadiku u shpreh se “Kosova është zemra e Shqipërisë”.

Ky gjest i Sadikut është parë si provokim nga pala serbe dhe i kanë kërkuar UEFA-s që të marrë masa.

Mësohet se gazetarit nga Kosova i është ndaluar hyrja në konferenca për media dhe nuk mund të raportojë sot në ndeshjen Kroaci-Shqipëri dhe as në përballjet e ekipeve të tjera për kampionatin evropianin.

Ndërkaq UEFA ende s’është përgjigjur në pyetjet e dërguara për këtë rast.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika