UEFA zgjedh Willian Pacho si lojtarin e ndeshjes Bayern – PSG

UEFA e ka shpallur mbrojtësin e Paris Saint-Germain, Willian Pacho, si lojtarin më të mirë të ndeshjes ndaj Bayern Munich.

Në barazimin 1:1 në Mynih, golin për PSG-në e realizoi Ousmane Dembélé, pas asistimit nga Khvicha Kvaratskhelia.

Megjithatë, sipas ekspertëve të UEFA-s, paraqitja më mbresëlënëse në fushë ishte ajo e Pachos në repartin defensiv.

“Paraqitje e jashtëzakonshme mbrojtëse. Ai fitoi të gjitha duelet dhe ishte vendimtar në paraqitjen e shkëlqyer defenzive të Parisit”, ishte vlerësimi i grupit teknik të UEFA-s për mbrojtësin ekuadorian.

Pacho pati rol kyç në sigurimin e finales për PSG-në, që eliminoi Bayernin me rezultat të përgjithshëm 6:5 dhe siguroi përballjen me Arsenal F.C. në finalen e UEFA Champions League.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika