Uji i papijshëm i Badocit, Zeneli: Sasia e madhe e manganit në organizëm mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore

"Mangani mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore nëse kjo materie kimike i ekspozohet tepër organizmit", ka thënë profesori i Kimisë Toksikologjike, Lulzim Zeneli në Radio Dukagjini

Më 19 tetor, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë dhe Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” kanë njoftuar se në kontrollet e cilësisë së ujit që vjen nga liqeni i Badovcit ka rritje të sasisë së manganit dhe kanë deklaruar se uji nuk rekomandohet për pije as gatim deri në një njoftim tjetër.

Në lidhje me këtë, profesori i Kimisë Toksikologjike, Lulzim Zeneli në “Magazina” në Radio Dukagjini me Blerina Neziri ka thënë se mangani është një mineral që nëse i ekspozohet organizmit për një kohë të gjatë mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore.

“Mangani mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore nëse kjo materie kimike i ekspozohet tepër organizmit. Mangani i tepërt i koncentruar në ujë e bënë atë të ndryshojë ngjyrë, ka erë dhe shije të rëndë”, ka thënë Zeneli.

Tutje, Zeneli ka theksuar se simptomat nga sasia e lartë e manganit në trup janë, ngërçet muskulare, nervoza dhe harresa.

“Nëse ka përqendrim të manganit në organizëm për kohë të gjatë atëherë shkakton vdekje të memories, dridhje dhe efekte tjera që paraqiten në dëmtimin e sistemit motorik. Organet që atakohen më shumë janë mëlçia dhe veshka, nëse i ekspozohemi për kohë të gjatë”, ka theksuar ai.

 Zeneli theksoi poashtu se mangani shfaqet pothuajse në të gjitha resurset dhe aty ku nuk i kalon vlerat, nuk është problematik.

“Mangani shfaqet pothuajse në të gjitha resurset dhe aty ku nuk i kalon vlerat, nuk është problematik. Vlera normale e Manganit në ujë është 0.05 miligram për litër”, ka vijuar ai.

Ndryshe, Instituti i Shëndetit Publik më 19 tetor  ka bërë thirrje për të gjitha zonat të cilat furnizohen me ujë të pijes nga Liqeni i Badovcit, të mos e konsumojnë ujin.

Kjo pasi në bazë të analizave fiziko-kimike të mostrave të ujit nga uji i prodhuar në fabrikën që furnizohet nga liqeni akumulues i Badovcit, ka dalë se ka vlera të rritura të Manganit.

Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se IKSHPK-ja ka ngritur shkallën e gatishmërisë dhe kontrollit të cilësisë së ujit për pije në zonën e mbulueshmërisë.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika