Uji i pijes në Pejë është i sigurt dhe brenda standardeve të parapara, sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe IKSHPK-së

Uji i pijshëm në komunën e Pejës është i sigurt dhe brenda standardeve, ndërsa komunat e tjera nuk janë prekur nga vërshimet

Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti i Shëndetit Publik kanë lëshuar një deklaratë ku e konfirmojnë se uji i pijshëm në komunën e Pejës është i sigurt dhe brenda standardeve të kërkuara, përkundër vërshimeve të fundit.

Komunat tjera të zonës, përfshirë Deçanin, Klinën, Junikun dhe Istogun nuk janë prekur nga vërshimet. Ekipet e reagimit emergjent janë vendosur në zonat e prekura dhe janë kryer teste të cilësisë së ujit për të garantuar sigurinë. Situata po monitorohet nga afër dhe sipas nevojës do të jepen përditësime.

Më poshtë mund ta lexonin komunikatën e plotë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të IKSHPK-së.

Komunikatë për media nga MSh dhe IKSHPK

Uji për pije në territorin e komunës së Pejës është i sigurt dhe brenda standardeve të parapara

Prishtinë, 25 qershor 2023

Vërshimet e mbrëmjes së të shtunës, përpos komunës së Pejës, nuk kanë prekur komunat tjera të zonës së mbulueshmërisë, Deçan, Klinë, Junik dhe Istog.

Nga ora 20:00 e të shtunës, me të parë përshkallëzimin e gjendjes brenda minutash, KRU “Hidrodrini” ka ngritur shkallën e gatishmërisë dhe emergjencës në tërë zonën e mbulueshmërisë, duke iu pergjigjur situatës në terren me ekipet emergjente.

Peja, si komunë e prekur nga vërshimet, që nga fillimi i shfaqjes së periudhës së krizës si pasojë e reshjeve, në aspektin e burimeve të ujit dhe sistemit të rrjetit furnizues ka qenë dhe mbetet në kontroll të ekipeve të përbashkëta të mbikëqyrjes së cilësisë, kualitetit dhe furnizimit.

Ekipet mbështetëse të KRU ‘Hidrodrini’, sot e diel, 25.06.2023 janë ndarë dhe mbeten në terren për ndërhyrje eventuale të lokalizuara.

Në matjet e përbashkëta të Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik (Pejë) dhe dhe KRU ‘Hidrodrini’, të orës 07:00 të mëngjesit të sotëm, cilësia e ujit në burimet Uji i Zi dhe Radavc ka qenë brenda normave të kërkuara.

Në takimin e përbashkët të orës 12:00 sot, të Kreut të ‘Hidrodrini’, përfaqësuesve të Njësisë së ujërave nga IKSHPK, Drejtorisë së IRSHP-së Pejë dhe të përgjegjësve për shërbimin e ujërave në IRSHP-Pejë, bazuar edhe në të dhënat laboratorike, është ri-konstatuar situata nëpër burime dhe sistem si e qetë dhe e menaxhueshme, me përjashtim të paraqitjes së rënies së nivelit të shtypjes në pompën kryesore të qytetit dhe menjëherë janë aktivizuar kapacitetet ndihmëse me çfarë furnizimi mbetet stabil.

Matjet e përbashkëta në terren janë përditësuar edhe në ora 13:00 dhe të njëjtat rezultojnë në normë;

Burimi Uji i zi:

Turbullira 0.01 në normë, Klori rezidual 0.25 në normë.

Burimi Radavc:

Pika 1; Turbullira 0.45 në normë, Klori rezidual 0.00 pa ndotje bakteriale

Pika 2; Turbullira 0.31 në normë, Klori rezidual 0.00 pa ndotje bakteriale

Pika 3; Turbullira 0.71 në normë, Klori rezidual 0.03 në normë

Uji në territorin e komunës së Pejës sikur edhe në tërë zonën e mbulueshmërisë është i sigurt për pije duke mbetur brenda standardeve të parapara.

Ekipet e IKSHPK, QRSHP KRU “Hidrodrini” në Pejë janë në kontakt të vazhdueshem me të gjitha ekipet relevante në teren, dhe për çdo ndryshim eventual qytetarët dhe institucionet do të njoftohen në kohë reale.

 

Shija e redaktorit

Duhet të ketë pezullim të konkursit për gradimin e policëve,...

Derisa Inspektorati Policor i Kosovës të dalë me raportin final në lidhje me dyshimet për favorizime dhe keqpërdorime në konkursin për gradim e policëve,...

ASK: Mbi 1 milion e 420 mijë qytetarë të regjistruar...

Kryeshefi ekzekutiv i Agjencionit të Statistikave të Kosovës (ASK), Avni Kastrati, ka njoftuar se deri më tani janë regjistruar 1 milion e 420 mijë...

Mbi 1 milion qytetarë të regjistruar – këtë javë përfundon...

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) sot mban konferencë për media për të njoftuar mbi ecurinë e punës në terren për Regjistrimin e Popullsisë,...

Të fundit nga rubrika