Ukaj: Procesi i Berlinit, mundësi drejt BE-së – Qeveria veproi drejt duke hequr masën për mallrat serbe

Politologu Fidan Ukaj theksoi se Procesi i Berlinit është mundësia e vetme për integrimin e rajonit në BE.

Politologu Fidan Ukaj, ka theksuar rëndësinë e Procesit të Berlinit si mundësinë e vetme për integrimin e rajonit në Bashkimin Evropian. Ai vlerësoi vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e masës për mallrat serbe, duke theksuar se kjo lëvizje ishte e nevojshme për të siguruar pjesëmarrjen e Kosovës në këtë proces.

Për Ukajn, pjesëmarrja e Kosovës në Procesin e Berlinit dhe CEFTA, është mekanizmi kryesor për integrimin ekonomik dhe politik të vendit në BE.

“Kërkesa ka qenë permanente e zotit Sarrazin që largimi i masë ndaj produkteve serbe, do të jepte mundësinë Kosovës pjesëmarrjen në proceset e Berlinit, edhe CEFTA ka hyrë brenda procesit të Berlinit, rrugë së vetëm të rajonit për në BE. Më të drejtë institucionet e Kosovës nuk iu kanë bashkuar idesë së Ballkanit të Hapur. Dhe vetmja iniciativë dhe e vetja mundësi për në BE ka mbet Procesi i Berlinit. E që ka impakt ekonomik e financiar, e që do të ishte një katastrofë që Kosova nuk do të largonte masën që të marrë në takim e CEFTA-s. Po ashtu ën rrugine  saj për në BE përmes PB… Kosova me të drejt duhet të jetë aty dhe duhet të jetë në të gjitha organizimet e Procesit të Berlinit dhe CEFTA-s.

Është enkas për Ballkanin Perëndimor, për t’i plotësuar boshllëqet që i kanë shtete brenda shteteve nacionale. E që me impakt ekonomik do të arriheshin ato kriteret e BE-së, që BE-ja I ka për ti proteuses vendet e BP. Pjesëmarrja qoftë në CEFTA qoftë në PB ka edhe impakt në rritjen e subjektiviteti në arenën ndërkombëtare. Kosova më gjasë nuk do të përfaqësohet më përmes UNMIK-ut por me emër e saj, Kosovë…”, ka thënë Ukaj.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika