Ukraina dhe Rusia këmbejnë 214 të burgosur

Rusia dhe Ukraina sërish kanë këmbyer 214 të burgosur. Këmbimi i të burgosurve në mes të Ukrainës dhe Rusisë kishte ndodhur dy herë gjatë muajit tetor

Ilustrim, FOTO: Anadolu Agency





Rusia dhe Ukraina të enjten e 3 nëntorit kanë këmbyer 214 të burgosur.

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka bërë të ditur se Ukraina ka liruar 107 të burgosur dhe se ata do të transferoheshin në Moskë për “ndihmë mjekësore dhe psikologjike”, raporton Reuters.

Andriy Yermak, shefi i shtabit të presidentit ukrainas ka thënë se Rusia kishte liruar 107 luftëtarë ukrainas, duke përfshirë 74 që kishin mbrojtur punimet e çelikut Azovstal, në përpjekjen për të mbrojtur qytetin e Mariupolit, në muajin prill dhe maj.

Ndryshe më 29 tetor, Ukraina dhe Rusia kanë kryer një tjetër këmbim të të burgosurve.

Aksion ky i cili rezultoi në lirimin e 52 shtetasve ukrainas.

Në këtë këmbim ishin të përfshirë “oficerë, mjekë, rreshterë dhe ushtarë”.

Edhe më 11 tetor, Ukraina ka thënë se 32 ushtarë të saj janë liruar në kuadër të këmbimit të të burgosurve me Rusinë.

Ndryshe, të premten shënon dita e 254-të e agresionit rus në Ukrainë.

Si pasojë e kësaj lufte kanë humbur jetën mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.





Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika