Ukraina dhe Rusia këmbejnë dhjetëra të burgosur lufte, mes tyre 4 gra

Ilustrim

Ukraina dhe Rusia kanë këmbyer dhjetëra të burgosur lufte, mes tyre edhe katër gra.

Kievi tha se ka siguruar lirimin e 130 trupave ukrainase, mes tyre edhe të katër grave, ndërsa Moska tha se janë liruar 90 rusë.

“Jam krenar për të gjithë ekipin që ka punuar intensivisht për këtë këmbim për një kohë të gjatë”, tha këshilltari i Presidencës ukrainase, Andriy Yermak, në një postim në Telegram, shkruan REL.

Ukraina e ka akuzuar disa herë Rusinë për keqtrajtimin dhe vrasjen e të burgosurve të luftës.

Dje, autoritetet ukrainase kërkuan hetime për krime lufte, pas publikimit të një videoje në mediat sociale, e cila tregonte forcat ruse duke vrarë një të burgosur lufte ukrainas, i cili u qëllua për vdekje me armë automatike pasi tha: “Lavdi Ukrainës”.

Në dhjetor, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se më shumë se 1.300 të burgosur janë kthyer në Ukrainë qëkur trupat ruse nisën pushtimin e vendit.

Rusia dhe Ukraina kanë këmbyer një numër të madh të të burgosurve të luftës. Këmbimi më i madh konsiderohet ai i muajit shtator në rreth 300.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Shija e redaktorit

Radio Dukagjini i’a qet “Pikën”

Radio Dukagjini po vjen me skemë të re programore. “Pikë”, është një ndër emisionet më të reja që do të filloj në kuadër të kësaj...

Më 30 mars në librarinë “Dukagjini” mbahet promovimi i librit...

Më 30 mars, e enjte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini” do të mbahet promovimi i librit “Pse s'ma ka thënë njeri më parë”, i...

Kosova dhe Izraeli ndajnë pikët; “Dardanët” nisin mbarë kualifikimet për...

Kosova pati një paraqitje solide në ndeshjen e parë të Grupit I në kualifikimet për “Euro 2024”. Në një ndeshje me emocione, Kosova arriti të...

Të fundit nga rubrika