Ukraina do të eksportojë sërish energji elektrike
Ukraina është në gjendje të eksportojë energji elektrike për herë të parë në gjashtë muaj pasi infrastruktura e saj energjetike po rimëkëmbet pas muajve të tërë të sulmeve të përsëritura ruse Ministri i Energjisë Herman Halushchenko ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që autorizon eksportet e energjisë elektrike. Ai ka thënë se sistemi kishte prodhuar kapacitet […]
Ukraina është në gjendje të eksportojë energji elektrike për herë të parë në gjashtë muaj pasi infrastruktura e saj energjetike po rimëkëmbet pas muajve të tërë të sulmeve të përsëritura ruse
Ministri i Energjisë Herman Halushchenko ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që autorizon eksportet e energjisë elektrike.
Ai ka thënë se sistemi kishte prodhuar kapacitet shtesë për gati dy muaj dhe se ukrainasit nuk po përballeshin me kufizime.
“Dimri më i vështirë ka kaluar, sipas Halushchenkos, raporton BBC.
Më tej ai ka vlerësuar “punën titanike” të inxhinierëve dhe partnerëve ndërkombëtarë për të rivendosur sistemin.
Sipas ministrit të Energjisë, ky është hap i ri i cili do të ndihmojë Ukrainën në tërheqjen e burimeve financiare shtesë për rindërtimin e nevojshëm të infrastrukturës energjetike të shkatërruar dhe të dëmtuar nga sulmet ruse.
Ndërkohë, operatori i rrjetit elektrik të vendit, Ukrenergo, ka paralajmëruar se Ukraina nuk mund të llogarisë në ndalimin e sulmeve ruse.
Ndërsa Kievi e ka humbur kontrollin mbi termocentralit më të madh bërthamor në Evropë në Zaporizhzhia, i cili është që disa muaj është në duart e Rusisë.















