Ukraina do t’i shesë SHBA-ve dronë me vlerë 30 miliard dollarë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se është arritur një marrëveshje politike me Presidentin amerikan Donald Trump për shitjen e dronëve ukrainas në Shtetet e Bashkuara, me një vlerë të mundshme që shkon deri në 30 miliardë dollarë.

Lajmi është publikuar nga agjencia RBC-Ukrainë, e cila citon Zelenskyn të ketë thënë gjatë një konference për media:

“Ne kemi rënë dakord me Presidentin e SHBA-së, Donald Trump, që Shtetet e Bashkuara të blejnë dronë nga ne. Është thelbësore të finalizojmë këtë marrëveshje që kap vlerën nga 10 deri në 30 miliardë dollarë.”

Zelensky shtoi se Ukraina dhe SHBA janë gjithashtu në bisedime për një “mega-marrëveshje” strategjike, e cila përfshin prodhimin e përbashkët të dronëve në Ukrainë, të testuar tashmë në fushëbetejë, me synimin që më pas këto dronë të blihen nga Uashingtoni. Sipas tij, ky bashkëpunim mund të rrisë fuqinë industriale dhe ushtarake të Ukrainës në një fazë kyçe të konfliktit.

Nga ana tjetër, Zelensky theksoi nevojën e ngutshme për sisteme të mbrojtjes ajrore Patriot, duke thënë se Ukraina ka nevojë për dhjetë të tilla, ndërsa deri tani janë konfirmuar vetëm tre: dy nga Gjermania dhe një nga Norvegjia.
“Po punojmë me partnerët tanë holandezë për të siguruar të tjerë,” tha ai.

Ndërkohë, kryeministrja ukrainase Yuliya Sviridenko ka deklaruar se tashmë është arritur një marrëveshje politike mes dy presidentëve për krijimin e një sipërmarrjeje të përbashkët në Ukrainë, që do të fokusohet në prodhimin e dronëve për tregun amerikan.

Kjo marrëveshje, nëse finalizohet, do të përbënte një nga partneritetet më të mëdha teknologjike dhe ushtarake midis SHBA-së dhe Ukrainës që nga nisja e luftës.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika