Ukraina, “e gatshme për kundërofensivë në pranverë”

Zëvendësshefi ukrainas i inteligjencës ushtarake, Vadym Skibitsky, ka thënë se forcat e armatosura të Ukrainës do të jenë të gatshme të nisin kundërofensivë në pranverë kundër forcave ruse, të cilat janë duke tentuar ta pushtojnë vendin

FOTO: Reuters

“Forcat e armatosura të Ukrainës do të jenë të gatshme të nisin kundërofensivë në pranverë kundër forcave ruse, që janë duke tentuar ta pushtojnë shtetin”.

Kështu ka thënë zëvendësshefi ukrainas i inteligjencës ushtarake, Vadym Skibitsky.

Ai ka thënë se koha e saktë varet nga disa faktorë – përfshirë dërgimin e armëve perëndimore në Ukrainë, të cilat luajnë rol të rëndësishëm në mposhtjen e sulmuesve rusë.

Një vit pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, Skibitsky ka përmendur se synimi i Kievit është që të çlirojë gjithë territorin ukrainas, përfshirë Gadishullin ukrainas të Krimesë, të cilin e ka aneksuar Moska më 2014.

“Ne do të ndalemi kur ta kemi shtetin tonë sipas kufijve të vitit 1991”, ka thënë ai, shkruan REL.

“Ky është mesazhi ynë për Rusinë dhe komunitetin ndërkombëtar”, ka vijuar ai.

Rusia e ka nisur luftën kundër Ukrainës më 24 shkurt 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për ta çmilitarizuar Ukrainën.

Të paktën 8 mijë civilë janë vrarë dhe mbi 13 mijë të tjerë janë plagosur, sipas të dhënave zyrtare.

Forcat ruse aktualisht zotërojnë 20 për qind të territorit ukrainas.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Shija e redaktorit

INTERVISTË| Armend Mehaj: Kosova sot është fuqi ushtarake reale –...

Ish-ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, ka dhënë një intervistë ekskluzive për RTV Dukagjini, e cila njëherësh shënon edhe intervistën e...

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Të fundit nga rubrika