Ukraina godet katër baza ajrore ruse me dronë – shkatërrohen mbi 40 avionë ushtarakë
Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU), ka kryer një operacion të madh sekret të quajtur “Rrjeti”, duke goditur me dronë katër baza ushtarake ajrore ruse: Belaya, Diaghilev, Olenya dhe Ivanovo. Objektiv ishin bombardues strategjikë që përdoren rregullisht për sulmet ndaj Ukrainës. Sipas burimeve për Kyiv Post, më shumë se 40 avionë ushtarakë janë dëmtuar ose […]
Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU), ka kryer një operacion të madh sekret të quajtur “Rrjeti”, duke goditur me dronë katër baza ushtarake ajrore ruse: Belaya, Diaghilev, Olenya dhe Ivanovo.
Objektiv ishin bombardues strategjikë që përdoren rregullisht për sulmet ndaj Ukrainës.
Sipas burimeve për Kyiv Post, më shumë se 40 avionë ushtarakë janë dëmtuar ose shkatërruar, përfshirë bombarduesit Tu-95 dhe Tu-22M3, si dhe një avion A-50 për paralajmërim të hershëm. Vlera e dëmeve arrin mbi 2.2 miliardë dollarë.
“Kjo është një pikë kthese. Tani dronët tanë mund të arrijnë thellë në territorin rus, ku ngrihen avionët që bombardojnë qytetet tona. Mosndëshkimi ka përfunduar”, tha një burim i sigurisë ukrainase.
Video të publikuara nga Kyiv Post tregojnë shpërthime dhe zjarr në disa nga bazat e sulmuara.
Operacioni, që ishte planifikuar për muaj me radhë, konsiderohet si një nga më ambiciozët të ndërmarrë nga SBU.
Ndërkohë, guvernatori i Irkutskut, Igor Kobzev, konfirmoi se një njësi ushtarake në Sredny është goditur nga dronë – hera e parë që Siberia sulmohet drejtpërdrejt. Ai tha se droni ishte lëshuar nga një kamion tashmë i bllokuar dhe shtoi se nuk ka kërcënim për civilët.















