Disa të video të postuara në Twitter kanë treguar një seri shpërthimesh të mëdha në bazën të forcave ajrore Saky.

Kjo bazë ndodhet rreth 200 kilometra pas vijave të frontit në jug të Ukrainës.

Stacioni ajror detar Saky ndodhet në Novofedorivka dhe është baza ajrore e lidhur me operacionet e flotës ruse të Detit të Zi, njofton BBC.

Ajo që është domethënëse për sulmin është distanca e vendndodhjes së vendit të shënjestruar pas linjave ruse.

Huge explosion at the military airport in Novofedorivka in Russian-occupied Crimea. About 200km (over 120 miles) from the frontline.pic.twitter.com/8POh6yNhmq

— Ostap Yarysh (@OstapYarysh) August 9, 2022

Phillips O’Brien, profesor i studimeve strategjike në Universitetin St Andreës, ka shkruar në Tëitter “Ajo që po bëjnë ukrainasit është jashtëzakonisht e rëndësishme. Duke treguar se mund të godasin Krimenë, ata do të zgjerojnë më tej aftësitë mbrojtëse të Rusisë. Rusët do të duhet të mbrojnë një zonë të madhe prapa vijës së frontit.”

Big explosion in Crimea leading to a fire. Former advisor to the head of MIA of Ukraine saying it’s a long-range missile, but unconfirmed for now. pic.twitter.com/Z37g7l9PWv

— Dmitri (@wartranslated) August 9, 2022

Ndërsa, Kremlini ka thënë se shpërthimi në një bazë ajrore ruse në Krime të martën ishte shkaktuar nga një shpërthim i municioneve të aviacioneve dhe se nuk kishte viktima.

Kurse, shërbimet e urgjencës së Krimesë thanë se tre persona u plagosën si pasojë e shpërthimit.