Ukraina ka filluar punimet për një mur në kufi me Bjellorusinë
Ukraina është duke ndërtuar struktura fortifikuese, dhe po instalon një gardh betoni të përforcuar në kufirin me Bjellorusinë. Këtë deklaratë e ka dhënë zëvendësshefi i Zyrës së Presidentit të Ukrainës, Kyrylo Tymosheno, në Telegram. “Për momentin, njerëzit tanë në jug po i mirëpresin ushtrinë tonë, ndërsa në veri janë duke u zhvilluar punë të tjera. […]





Ukraina është duke ndërtuar struktura fortifikuese, dhe po instalon një gardh betoni të përforcuar në kufirin me Bjellorusinë.
Këtë deklaratë e ka dhënë zëvendësshefi i Zyrës së Presidentit të Ukrainës, Kyrylo Tymosheno, në Telegram.
“Për momentin, njerëzit tanë në jug po i mirëpresin ushtrinë tonë, ndërsa në veri janë duke u zhvilluar punë të tjera. Këtu, ne po ndërtojmë një mur në kufirin me Bjellorusinë. Një hendek, argjinaturë, gardh prej betoni të përforcuar me tela me gjemba – këto janë pengesat inxhinierike që po ndërtohen në Volyn”, ka thënë Timoshenko.

Sipas shefit të Zyrës së Presidentit të Ukrainës, tashmë janë përfunduar rreth tri kilometra të zonës kufitare, gjersa punimet e ndërtimit vazhdojnë. Ai ka shtuar se kjo nuk është e gjitha, por detajet e mëtejshme nuk do të zbulohen, raporton ukrinform.



















