Ukraina ka paraqitur kërkesë për anëtarësim të përshpejtuar në NATO

Volodymyr Zelenskyy ka bërë të ditur se Ukraina ka paraqitur një kërkesë për anëtarësim të përshpejtuar në NATO

Flamuri i NATO-s, dhe i Ukrainës

Presidenti i Ukrainës, Volodymy Zelenskyy, nëpërmjet një fjalimi drejtuar kombit ukrainas ka bërë të ditur se Ukriana ka paraqitur kërkesë për anëtarësim të përshpejtuar në NATO.

Sipas Zelenskyy-t Ukraina ka përfunduar rrugën drejt anëtarësimit në NATO.

“De fakto, ne kemi provuar tashmë ndërveprimin me standardet e Aleancës, ato janë reale për Ukrainën – reale në fushën e betejës dhe në të gjitha aspektet e ndërveprimit tonë”, ka thënë Zelenskyuy.

Pra, sipas tij, Ukraina të premten e 30 shtatorit po “aplikon për ta bërë atë de jure, nën një procedurë të përshpejtuar”.

“Ne e kuptojmë se kjo kërkon konsensusin e të gjithë anëtarëve të Aleancës. Ne e kuptojmë se është e nevojshme të arrihet një konsensus i tillë. Dhe për këtë arsye, ndërkohë që kjo po ndodh, ne ofrojmë të zbatojmë propozimet tona në lidhje me garancitë e sigurisë për Ukrainën dhe të gjithë Evropën në përputhje me Paktin e Sigurisë së Kievit, i cili u zhvillua dhe iu prezantua partnerëve tanë” ka vazhduar Zelenskyy.

Sipas Zelenskyy Ukrian po bën hapin vendimtar për të nënshkruar kërkesën e Ukrainës për të përshpejtuar në NATO.

Kjo kërkesë nga qeveria e Ukrainës po vjen pas prendetimeve të Rusisë së ka aneksuar katër rajonet Zaporizhzhiam Donetsk, Luhansk dhe Kherson.

Për, këtë edhe presidenti amerikan, Joe Biden, ka kritikuar këto pretendime ku ai i ka quajtur si “pretendimet e rreme të aneksimit”, ai gjithashtu njoftoi edhe vendosjen e sanksioneve të reja ndaj zyrtarvë rusë.

Ndërsa, Sekretari i shtetit, Antony Blinken, nëpërmjet një postimi në Twitter ka njoftuar për masa të shpejta dhe të ashpra në përgjigje të përpjekjes së Presidentit Putin për të aneksuar rajone të Ukrainës.

Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika