Ukraina ngre akuza penale kundër themeluesit të grupit Wagner

Ukraina ka ngritur padi penale kundër themeluesit të grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin

Themeluesi i grupit Wagnes, Yevgeny Prigozhin (majtas) me presidentin rus, Vladimir Putin në mes, foto BBC

Prokuroria e Përgjithshme e Ukrainës ka ngritur padi penale kundër Yevgeny Prigozhin, kreut të grupit Wagner të mercenarëve që luftojnë në anën ruse në Ukrainë.

Sipas gazetës britanike, The Guardian, njoftimi është publikuar në gazetën e qeverisë ukrainase, Uriadovyi Kuryer.

Themeluesi i grupit Wagner, Prigozhin është akuzuar për shkelje të integritetit territorial dhe paprekshmërisë së Ukrainës (neni 110 pjesa 3 e kodit penal të Ukrainës) dhe për një luftë agresioni kundër Ukrainës (neni 437, neni 2).

Në një video të zymtë të publikuar gjatë vitit të ri, Prigozhin – një aleat afatgjatë i Putinit – u filmua duke vizituar një bodrum pranë frontit lindor në Ukrainë, i mbushur me trupat e luftëtarëve të tij, shumë prej tyre të dënuar, të cilët ishin vrarë gjatë sulmeve të hidhura, duke luftuar për qytetin e Bakhmut, një objektiv kryesor rus.

Ndërkaq, kujtojmë se disa grupe ruse dhe ukrainase kundër luftës, me një avokat nga Beogradi, ishte bërë e ditur më 19 janar se kishte ngritur në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd një sërë akuzash penale në lidhje me aktivitetet e grupit ushtarak privat të Rusisë, Wagner.

Mercenarët e Grupit Wagner janë akuzuar nga vendet perëndimore dhe ekspertët e Kombeve të Bashkuara për shkelje të shumta të të drejtave të njeriut.

Akuzat janë ngritur kundër drejtorit të Agjencisë serbe për Siguri dhe Informim (BIA) Aleksandar Vulin, ambasadorit rus në Serbi, Aleksandar Bocan Harchenko, Qendrës Humanitare ruso-serbe në Nish dhe anëtarëve të organizatës së krahut të djathtë, “Patrulla Kombëtare”.

Ndërsa, ngjarja kryesore e së premtes në Ukrainë është se zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian do të takohen në kryeqytetin, Kiev me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy.

Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, si dhe 15 komisionerë evropianë, udhëtuan në kryeqytetin ukrainas për atë që ata e përshkruan si një takim të nivelit të lartë. Von der Leyen është në vizitën e saj të katërt në Kiev që nga pushtimi i Rusisë.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika