Ukraina për Rusinë: Armiku ka frikë, manipulon në mënyrë primitive

Gjatë kësaj periudhe janë bërë të njohura referendumet për bashkimin e pjesëve të pushtuara të Ukrainës me Rusinë. Kreu i Zyrës së Presidentit të Ukrainës, Andriy Yermak, është duke i konsideruar referendumet si shantazh naiv me kërcënime dhe histori tmerri të "referendumeve" nga ata që dinë të luftojnë vetëm me fëmijë dhe njerëz paqësorë

Shefi i Zyrës së Presidentit të Ukrainës,, Andriy Yerma. Foto: Odessa Journal





Zyra e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, i është përgjigjur njoftimeve të papritura për referendume për bashkimin me Rusinë në pjesët e pushtuara të Ukrainës.

Kreu i Zyrës së Presidentit të Ukrainës, Andriy Yermak, përmes një postimi në Twitter këtë e ka quajtur “shantazh naiv me kërcënime dhe histori tmerri të ‘referendumeve’, ‘mobilizimeve’ nga ata që dinë të luftojnë vetëm me fëmijë dhe njerëz paqësorë”.

“Kështu duket frika nga disfata. Armiku ka frikë, manipulon në mënyrë primitive”, ka shkruar ai.

Yermak ka shtuar se “Ukraina do të zgjidhë çështjen ruse. Kërcënimi mund të eliminohet vetëm me forcë”.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, gjithashtu hodhi poshtë njoftimet në një postim në Twitter, duke i quajtur referendumet “mashtrim”, raporton CNN.

Një këshilltar i shefit të shtabit të presidentit ukrainas, Mykhailo Podolyak, tha se rusët vendosën t’i përgjigjen në mënyrë asimetrike kundërsulmit ukrainas.

Mykhailo Podolyak ka shkruar të martën në Twitter se “Duke menduar se ‘referendumi’ i paligjshëm do të ndalojë HIMARS-in dhe Forcat e Armatosura të shkatërrojnë pushtuesit në tokën tonë. Dëshironi vërtet të kaloni kohën e nevojshme për t’u arratisur për një shfaqje të re? Provoni…Do të jetë interesante…”.





Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika