Ukraina përmbys Sllovakinë, kthehet në lojë për kualifikimin
Ukraina ka fituar 2 me 1 ndaj Sllovakisë. Pjesa e parë mes Sllovakisë dhe Ukrainës u përmbyll me rezultat 1:0 për sllovakët. Dhjetë minuta pas fillimit të pesës së dytë Ukraina arriti të shënoj golë ndaj Sllovakisë duke barazuar rezultatin në 1:1. Në minutën e 80-të, ukrainasit shënuan golin e dytë duke përmbyllur lojën me […]
Ukraina ka fituar 2 me 1 ndaj Sllovakisë.
Pjesa e parë mes Sllovakisë dhe Ukrainës u përmbyll me rezultat 1:0 për sllovakët.
Dhjetë minuta pas fillimit të pesës së dytë Ukraina arriti të shënoj golë ndaj Sllovakisë duke barazuar rezultatin në 1:1.
Në minutën e 80-të, ukrainasit shënuan golin e dytë duke përmbyllur lojën me rezultatin 1:2 për ukrainasit. Kjo fitore e Ukrainës mban atë ende në lojë për të vazhduar në raundin e radhës.

Ukraina kalon në epërsi
Kombtarja e Ukrainës ka kaluar në epërsi ndaj Sllovakisë.
Në minutën e 80-të për ta kaluar Ukrainën në epësi ka shënuarYaremchuk.
Ukraina barazon rezultatin
Menjëherë pas fillimit të pjesës së dytë, Ukraina ka barazuar rezultatin me Sllovakinë.
Në minutën e 54-të ka realizuar golë Shaparenko.

Pjesa e parë, Sllovakia në epërsi
Pjesa e parë mes Sllovaisë dhe Ukrainës ka përfunduar me rezultat 1:0 për Sllovakinë.
Sllovakia ka shënuar golin e parë ndaj Ukrainës, në minutën e 18-të, të realizuar nga Ivan Schranz.
Sllovakia shënon gol kundër Ukrainës
Ka nisur ndeshja mes Sllovakisë dhe Ukrainës, në kuadër të Kampionatit Evropian, UEFA Euro 2024.
Sllovakia ka shënuar golin e parë ndaj Ukrainës, në minutën e 18-të, të realizuar nga Ivan Schranz.
Ndeshja është duke u zhvilluar në stadiumin “Merkur Spiel-Arena” në Dusseldorf dhe i takon grupit E.
Sllovakia vjen në këtë takim pas fitores befasuese ndaj Belgjikës me rezultat 1-0 dhe me një rezultat pozitiv sot do të siguronte kualifikimin tutje.
Ukraina në anën tjetër pësoi humbje të thellë me rezultat 3-0 ndaj Rumanisë në ndeshjen hapëse dhe do të synojë tri pikët për të mbajtur gjallë shpresat për kualifikim.
Një fitore e pestë radhazi në ndeshjet konkurruese për Sllovakinë e Francesco Calzona do t’i garantonte asaj një vend në 16-shen e fundit – duke barazuar ecurinë e vitit 2016.















