Ukraina raporton për një “numër rekord” të sulmeve me dronë nga Rusia

Ushtria ukrainase pretendoi se Rusia ka lëshuar 90 dronë gjatë natës

Foto: Reuters

Ushtria ukrainase pretendoi se Rusia ka lëshuar 90 dronë gjatë natës, duke e cilësuar si “numër rekord” të sulmeve ajrore.

Forcat Ajrore shkruan më 1 janar në Telegram se kanë shkatërruar 87 dronë Shahed të prodhimit iranian, duke shtuar se mbrojtja ajrore ka intervenuar në mbarë vendin.

Një civil është vrarë dhe nëntë të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi në qytetin-port të Odesës në Detin e Zi, tha kreu i administratës rajonale, Oleh Kiper.

Ushtria ukrainase tha se sulmi me dronë në Odesa shënjestroi infrastrukturën e portit.

“Një numër i dronëve u nisën nga deti drejt zonës bregdetare”, tha Komanda Jugore e ushtrisë.

Kjo komandë, po ashtu, tha se Rusia kishte tri luftanije në Detin e Zi të armatosur me raketa Kalibr.

Po ashtu, universiteti në Dubaljani të Lvivit ka pësuar dëme për shkak të sulmeve me dronë.

Gjatë adresimit për Vitin e Ri, presidenti Volodymyr Zelensky falënderoi ukrainasit për rezistencën ndaj pushtimit rus dhe u bëri thirrje që të jetojnë në bazë të rregullit: “ose punoni ose luftoni”.

“Sepse organizata më e madhe terroriste në botë është kundër nesh”, tha ai.

Në një mesazh të ndarë për Vitin e Ri, kryeministri ukrainas, Denys Shmyhal, tha se viti 2023 ishte “një periudhë e vështirë” dhe qëndrueshmëria e shtetit “u bë më e fortë”.

“Ne hyjmë në vitin 2024 me besim në një fitore në të ardhmen dhe paqe”, shtoi ai.

Ukraina përballet me pushtimin e paprovokuar rus që nga shkurti i vitit 2022./REL

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika