Ukraina raporton për ushtarë të vrarë nga forcat e saj speciale

Transmetuesi ukrainas, Suspilne, raportoi se një grup i trupave ukrainase u vranë gjatë përpjekjeve për të shënuar përparim në Tendriv, në veri të Detit të Zi, afër bregdetit të Hersonit të pushtuar

Një numër i paspecifikuar i ushtarëve ukrainas të forcave speciale janë vrarë gjatë një operacioni në pjesën e pushtuar të rajonit jugor ukrainas të Hersonit, thanë Forcat e Operacioneve Speciale të Ushtrisë së Ukrainës.

Transmetuesi ukrainas, Suspilne, raportoi se një grup i trupave ukrainase u vranë gjatë përpjekjeve për të shënuar përparim në Tendriv, në veri të Detit të Zi, afër bregdetit të Hersonit të pushtuar, shkruan Rel.

Sipas Ushtrisë ukrainase, ushtarët i përkisnin Qendrës së 73-të Detare. Ky grup është pjesë e inteligjencës speciale të Forcave të Operacioneve Speciale ukrainase.

Ndërkaq, mediat ruse cituan zyrtarët e instaluar nga Rusia në Ukrainë të kenë thënë se forcat ruse “kanë shkatërruar një grup të sabotuesve ukrainas, të cilët po tentonin të zbarkonin në Tendriv”.

Rusia ka nisur pushtimin e paprovokuar të Ukrainës shkurtin e vitit 2022. Më 25 shkurt, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha se 31.000 ushtarë ukrainas janë vrarë që nga nisja e pushtimit. Kjo ishte hera e parë që Ukraina foli zyrtarisht për numrin e përgjithshëm të ushtarëve të vrarë.

Presidenti ukrainas pretendoi se humbjet e Rusisë ishin 180.000 ushtarë të vrarë dhe 500.00 të plagosur, pretendime që nuk kanë mundur të konfirmohen në mënyrë të pavarur.

Rusia nuk publikon të dhëna për humbjet në luftën në Ukrainë.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika