Rusët u kanë bërë thirrje autoriteteve lokale ukrainase që të dorëzojnë armët në qytetin Mariupol, që gjendet në jug të Ukrainë.
Ukraina hodhi poshtë kërkesën e Rusisë që ushtarët që mbrojnë Mariupolin të dorëzohen në agim të së hënës.Sipas zyrëtarve ukrainas ushtria ruse ka përdorur qindra mijëra njerëz të bllokuar në qytet si pengje. Plani ka qenë që trupat ruse të hapin korridore të sigurta nga Mariupoli në ora 07:00 të mengjesit, megjithatë një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Në qytetin port të rrethuar, ukrainasve u ishte ofruar kalim i sigurt dhe largim nga Mariupoli nëse mbrojtësit e këtij qyteti dorëzojnë armët, megjithatë autoritetet e atjeshme kanë konsideruar se nuk është një opsion, duke marrë parasysh se rusët edhe më herët kanë pasur për objektiv civilët dhe refugjatët.
Zëvendëskryeministrja ukrainase, Iryna Vereshchuk, ka thënë se Ukraina nuk do të ndalet së mbrojturi Mariupolin.
Pas gati një muaji luftime, lufta ka arritur në një ngërç, me Rusinë duke u kthyer në metoda më vdekjeprurëse dhe më të ashpra, duke përfshirë shënjestrimin e civilëve për të arritur përfitime të kufizuara. Rusia goditi një qendër tregtare në Kiev me një raketë gjatë natës. Punonjësit e shpëtimit ende po luftonin me zjarret dhe po nxirrnin të vdekurit nga rrënojat të hënën në mëngjes.
Në vendet ku Rusia ka kontroll, zyrtarët dhe dëshmitarët ukrainas thanë se jo vetëm që po deportonin me forcë njerëzit, por po rekrutonin burra për të luftuar në përpjekjet e tyre të luftës.
Presidenti i SHBA-ve, Biden po bën shtytjen e tij më të madhe diplomatike të luftës. Të hënën, ai do të flasë me homologët e tij nga Franca, Gjermania, Italia dhe Britania. Ai do të udhëtojë në Bruksel të mërkurën për t’u takuar me krerët e NATO-s dhe evropianë, më pas do të shkojë në Poloni të premten.