Ukraina: Rusia po planifikon një ofensivë të re masive

Ukraina ka akuzuar Rusinë për planifikim të një ofensive të madhe në fillim të vitit të ardhshëm

Ilustrim (BBC)

Ukraina e ka akuzuar Rusinë për planifikim të një ofensive të madhe në fillim të vitit të ardhshëm, pavarësisht zmbrapsjeve ushtarake.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë tjerë të lartë, kanë paralajmëruar Kievin dhe aleatët që të kenë kujdes nga vetëkënaqësia.

Sipas gjeneralëve ushtarakë, ofensiva pritet të nisë në rajonin e Donbasit, në jug, e madje edhe rreth Kievit.

“Rusët janë duke përgatitur për angazhim të rreth 200.000 trupave shtesë. Nuk kam dyshim që do të bëjnë një tentim të ri në Kiev”, ka thënë gjenerali, Valery Zaluzhny, shkruan BBC.

Ai ka theksuar se është 100 për qind i sigurt se Rusia është duke bërë përgatitje dhe se “detyra e rëndësishme strategjike” e Ukrainës është që të krijojë rezerva dhe të përgatitet për ofensivën e re që “mund të nisë në shkurt, në mars, apo në skenarin më të keq në janar”.

Analistët perëndimorë kanë thënë se aftësia e Rusisë për të nisur ofensivë të suksesshme të terren është duke u dobësuar secilën herë e më shumë.

Zyrtari më i lartë ushtarak i Britanisë, admirali Sir Tony Radakin, ka thënë këtë javë se lufta vetëm do të përkeqësohet për Moskën, e cila sipas tij, është duke u përballur me mungesë kritike të municionit.

Ndërkaq, lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona, kurse miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika