Ukraina shkatërron bazën e mercenarëve rusë “Wagner”

Të hënën, Ukraina ka shkatërruar bazën mercenare ruse, "Wagner" në rajonin e Luhanskut

Ilustrim, Baza e mercenarëve rusë në Ukrainë

Të hënën e 19 shtatorit, forcat ukrainase raportohet të kenë shkatërruar një bazë mercenare ruse “Wagner” në rajonin e Luhansk-ut.

Lajmin e ka raportuar gazetari Denis Kazansky, i cili ka publikuar edhe një video nga godina që pretendohet se ka shërbyer për strehimin e mercenarëve “Wagner”.

“Forcat e Armatosura të Ukrainës shkatërruan një bazë mercenare të Wagner PMC në Kadiyivka (Stakhanov), rajoni Luhansk” raporton gazetari Kazansky.

 

Ndërkohë, nuk është bërë e ditur, nëse ka pasur edhe trupa të vrarë gjatë aksionit apo vetëm godina është dëmtuar.

Ndryshe, në prill të këtij viti, mercenarë të shumtë nga kompania ushtarake private ruse, “Wagner Group”, janë vendosur në Ukrainën lindore.

Grupi ka qenë aktiv gjatë tetë viteve të fundit në Ukrainë, Siri e vendet afrikane, dhe është akuzuar vazhdimisht për krime lufte dhe shkelje të të drejtave të njeriut.

https://www.portalid.com/mercenaret-ruse-ne-afrike-mund-te-dergohen-ne-ukraine/

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika