Ukraina shqyrton ngritjen e një çështjeje penale ndaj Lukashenkos për krime lufte dhe gjenocid

Udhëheqësi autoritar bjellorus, Alyaksandr Lukashenka.

Zyra e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, i ka kërkuar Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës të shqyrtojë mundësinë e nisjes së procedurave penale ndaj presidentit të Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, sipas një letre të bërë publike të martën.

Lukashenko, aleat i ngushtë i presidentit rus Vladimir Putin, lejoi që territori i Bjellorusisë të përdorej nga Moska si bazë për nisjen e pushtimit të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022, shkruan Reuters, transmeton Dukagjini.

Në letër thuhet se Zyra e Presidentit po i përgjigjej një kërkese të organizatës opozitare në mërgim Forumi Demokratik i Bjellorusisë, e cila i kishte shkruar Zelenskyt në muajin maj duke kërkuar që Kievi të ndiqte penalisht Lukashenkon për krime lufte, gjenocid dhe “terrorizëm shtetëror”.

Forumi e akuzon atë për bashkëpërgjegjësi në luftën e Rusisë kundër Ukrainës dhe për transferimin e detyruar të të paktën 2.442 fëmijëve ukrainas në Bjellorusi, përmes një programi të dokumentuar nga Yale Humanitarian Research Lab.

Administrata e Lukashenkos nuk iu përgjigj kërkesave për koment. Në vitin 2023, ai kishte deklaruar se Bjellorusia kishte pritur përkohësisht disa fëmijë nga Ukraina për t’i ndihmuar të rimëkëmbeshin nga traumat e shkaktuara nga lufta.

Të martën, zyrtari i lartë i Zyrës së Zelenskyt, Oleh Tatarov, i shkroi Forumit se kërkesa ishte përcjellë në Prokurori me kërkesën për të “marrë masat përkatëse” nëse ekzistojnë baza ligjore për një veprim të tillë. Letra e tij u publikua nga vetë Forumi.

As Zyra e Presidentit ukrainas dhe as Prokuroria nuk kanë komentuar më tej publikisht lidhur me këtë çështje.

Edhe pse aktualisht nuk ka gjasa që Lukashenko të dalë para një gjykate ukrainase, çdo aktakuzë e mundshme ndaj tij mund të përdoret nga Kievi dhe opozita bjelloruse si argument për të nxitur Perëndimin të vazhdojë presionin ndaj tij.

Kjo vjen në një kohë kur Lukashenko po zhvillon bisedime me administratën e presidentit amerikan Donald Trump për lehtësimin e disa sanksioneve amerikane në këmbim të lirimit të të burgosurve politikë.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika