Ukraina thotë se goditi dy anije detare ruse në Krime

Ukraina thotë se goditi dy anije detare ruse, së bashku me një qendër komunikimi dhe disa objekte të tjera që i përkasin Flotës së Detit të Zi, në një sulm të madh gjatë natës në portin e Krimesë të Sevastopol

Ukraina thotë se goditi dy anije detare ruse, megjithëse, nuk ka pasur asnjë koment nga zyrtarët rusë të mbrojtjes, edhe pse politikani rus dhe guvernatori i Sevastopolit, Mikhail Razvozhayev, pranoi në kanalin e tij Telegram se ishte “sulmi më masiv në kohët e fundit”.

Një video e postuar në një kanal lokal Telegram tregon një seri shpërthimesh të mëdha në qytet, duke dërguar topa zjarri dhe tym të zi të dendur në ajër. Një tjetër zjarr mund të shihet në distancë të largët.

Ukraina tha se anijet e goditura ishin dy anije zbarkuese amfibe, Yamal dhe Azov. Shkalla e dëmit nuk ishte e qartë menjëherë.

Duke përshëndetur sulmet, komandanti i forcave ajrore ukrainase, Mykola Oleshchuk, shkruajti në rrjetet sociale: “Qielli dhe deti janë të së njëjtës ngjyrë! Falenderoj pilotët dhe marinën për punën e tyre të suksesshme luftarake! Krimea është e jona! Për fitoren së bashku!”

Duke mos iu referuar ndonjë objekti ushtarak të goditur, Razvozhayev tha se një person ishte vrarë në sulm. Transporti detar dhe tokësor në qytet, tha ai, ishte “dëmtuar pjesërisht”.

Diku tjetër në Krime, blogerët ushtarakë rusë thonë se forcat ukrainase synuan gjithashtu vende në perëndim dhe në qendër të gadishullit të aneksuar ilegalisht, duke përfshirë Hvardiiske, që shtrihet në veri të qendrës administrative të Krimesë, Simferopol. Përdoruesit që postojnë video në një kanal lokal Telegram kanë sugjeruar se një depo nafte aty është sulmuar.

CNN nuk ka qenë ende në gjendje të verifikojë menjëherë pretendimet e fundit nga asnjëra palë.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika