Ukraina thotë se ka rrëzuar një bombardues strategjik të Rusisë

Një bombardues Tu-22M3 performon gjatë konkursit të aviacionit ushtarak "Aviadarts" në poligonin e Dubrovichi pranë Ryazan, Rusi, 2 gusht 2015, Reuters.

Ukraina se për herë të parë që kur Rusia nisi pushtimin, forcat e saj kanë rrëzuar një bombardues me rreze të gjatë veprimi.

Sipas ushtrisë ukrainase, bombarduesi strategjik i llojit Tu-22M3 ishte përdorur nga Rusia për të lëshuar raketa lundruese në mbarë shtetin, i cili po përballet me pushtimin e nisur nga Moska në shkurt të vitit 2022.

“Për herë të parë, njësitë kundërajrore të Forcave Ajrore, në bashkëpunim me Inteligjencën Mbrojtëse të Ukrainës, kanë shkatërruar një bombardues strategjik me rreze të gjatë veprimi Tu-22M3”, ka thënë ushtria përmes një postimi në rrjete sociale.

Njoftimi për rrëzimin e bombarduesit strategjik u bë në kohën kur presidenti Volodymyr Zelensky, u kërkoi aleatëve perëndimorë të shtetit të tij që në mënyrë urgjente të furnizojnë shtetin e tij me më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore, pasi Rusia kreu një sulm vdekjeprurës me raketa më 19 prill ndaj qyteteve ukrainase dhe infrastrukturës kritike të energjisë.

“Çdo shtet që ofron sisteme të mbrojtjes ajrore për Ukrainën, çdo udhëheqës që ndihmon në bindjen e partnerëve tanë se sistemet e mbrojtjes ajrore nuk duhen të ruhen në hangar, por të dislokohen në qytete dhe komunitete që përballen me terror, dhe çdokush që mbështet mbrojtjen tonë, është shpëtimtar”, ka thënë Zelensky përmes një postimi në X, që më herët njihej si Twitter.

Më herët gjatë 19 prillit, të paktën dy persona u vranë dhe 15 të tjerë u plagosën në Dnipro të Ukrainës nga sulmet raketore ruse.

Serhiy Lysak, shefi i administratës së rajonit të Dnipropetrovskit, ku gjendet Dnipro, ka thënë përmes një postimi në Telegram se një ndërtesë banimi dhe infrastruktura janë dëmtuar si pasojë e sulmeve.

Lysak ka thënë po ashtu se mund të ketë viktima edhe në qytetin e Sinelnikovit, por nuk dha më shumë detaje.

Lokacioni i tretë në Dnipropetrovsk është Krivij Ri – vendlindja e Zelenskyt – ishte cak i një sulmi të ndarë rus. Kreu i qytetit, Oleksandar Vilkul, raportoi se tre persona janë plagosur dhe shtoi se ka dëme në infrastrukturë.

“Rusia duhet të mbahet përgjegjëse për terrorin e saj dhe të gjitha raketat dhe dronët ‘Shahed’ duhet të rrëzohen”, ka shkruar Zelensky, raporton Radio Evropa e Lirë.

Për muaj të tërë, Ukraina po kërkon më shumë sisteme të mbrojtjes ajrore, teksa po përballet me sulme të intensifikuara ruse që po shënjestrojnë infrastrukturën ukrainase. Kievi po ashtu po përballet me mungesë të armëve dhe municioneve, teksa po pret që në Kongresin amerikan të zhbllokohet një paketë kritike e ndihmës ushtarake.

Shtetet e Bashkuara janë furnizuesi kryesor i ndihmës ushtarake për Ukrainë që kur Rusia nisi pushtimin e shtetit fqinj në shkurt të vitit 2022.

Por, paketa e ndihmës ushtarake në vlerë prej 60.84 miliardë dollarë për Ukrainën vazhdon të jetë e bllokuar në Dhomën e Përfaqësuesve për shkak të kundërshtimeve nga ligjvënës republikanë të linjës së ashpër.

Dhoma e Përfaqësuesve pritet të hedhë në votim paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën më 20 prill.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika