Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës ka thënë se një predhë ruse goditi një fabrikë kemikalesh jashtë qytetit të Sumy pak pas orës 3 të mëngjesit të së hënës, duke shkaktuar kështu rrjedhje në një rezervuar 50 tonësh me amoniak për të cilin u deshën disa orë për ta vu nën kontrollë.
Zëdhënësi ushtarak rus Igor Konashenkov, pretendoi se lajmi për një gjë të tillë ishte “provokim i planifikuar” nga forcat ukrainase, për të akuzuar në mënyrë të rreme Rusinë për një sulm kimik.
Vitaliy Koval, kreu i administratës ushtarake rajonale të Rivne, ka konfirmuar se ka ndodhur një sulm i dyfishtë me raketa ruse në një qendër stërvitore mëngjesin e së hënës, por ai nuk ka ofruar detaje rreth lëndimeve apo rasteve të vdekjeve.
Ukrainasit i thonë jo kërkesës së Rusisë për dorëzim te armeve ne Mariupol
Ndërsa po vazhdon me sulmet e saja në qytetin e rrethuar të Mariupol-it, të hënën Rusia ka kërkuar që ukrainasit t’i lëshojnë armët dhe t’i ngritin “flamujt e bardhë”, në këmbim të kalimit të sigurt jashtë qytetit.
Ukraina me zemërim refuzoi kërkesën, e cila erdhi pak orë pasi zyrtarët thanë se forcat ruse kishin bombarduar një shkollë arti që ishte duke i strehuar rreth 400 njerëz.
Pasi lufta për kontrollin e qytetit të rëndësishëm për kah strategjia mbeti e intensifikuar, qeveritë dhe analistët perëndimorë thonë se konflikti po kalon në nivel të luftës së tmerrshme.
Gjeneral Koloneli rus, Mikhail Mizintsev, tha se, do të lejonte dy korridore që dërgojnë jashtë qytetit të Mariupol-it, duke shkuar ose në lindje drejt Rusisë ose në perëndim në pjesë të tjera të Ukrainës.
Banorëve të Mariupolit u është dhënë afat deri të hënën në 5 të mëngjesit t’u përgjigjen ofertës. Rusia nuk ka treguar se çfarë aksionesh do të marrë nëse oferta do të refuzohet.
Kryetari i Mariupol-it, Piotr Andryushchenko e ka refuzuar ofertën. Përmes një postimi në Facebook ka shkruar se nuk ka pasur nevojë të priste deri në mëngjes për t’iu përgjigjur e për t’i sharë rusët, siç kanë thënë nga agjencia e lajmeve Interfax Ukraine.
Agjencia Shtetërore Ruse e lajmeve, Ria Novosti, ka njoftuar se Ministri Rus i Mbrojtjes, ka thënë se autoritetet në Mauripol mund të ballafaqohen me një gjykatë ushtarake nëse do të anonin, nga ata që ai i ka përshkruar si “banditë”.
Ofertat e mëparshme për lejimin e banorëve për evakuim nga Mariupoli dhe qytetet e tjera ukrainase, kanë dështuar ose kanë qenë pjesërisht të suksesshme, me bombardimet që vazhdonin dhe me civilët të cilit mundoheshin të largoheshin.
Në një adresim në mëngjesin e së hënës, Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy ka thënë se, rreth 400 civilë ishin duke u strehuar në shkollën e artit të cilën e bombardoi Rusia.
“Ata janë nën rrënoja, ne nuk e dimë sa prej tyre kanë shpëtuar”, tha ai. “Por e dimë se do ta rrëzojmë pilotin i cili i gjuajti ato bomba, ashtu sikurse i kemi rrëzuar edhe 100 vrasës masivë të ngjashëm me këtë”
Të përlotur, qytetarët e evakuuar nga porti i shkatërruar i Detit Azov, kanë përshkruar se si “betejat u zhvilluan në cdo rrugë”.
Rënia e Mariupolit do të lejonte që forcat ruse në Ukrainën jugore e lindore të lidheshin bashkë. Por, analistët ushtarakë perëndimorë thonë se, edhe nëse qyteti i rrethuar merret, trupat ruse që luftojnë aty mund të dobësohen shumë kështu, nuk do te munden t’i ndihmojne Rusise kalimin ne fronte te tjera.