Ukraina zbulon numrin e ushtarëve të saj të vdekur në luftë

Foto ilustruese e huazuar nga Economic Times





“Deri në 13 mijë ushtarë ukrainas janë vrarë prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë”.

Kështu ka thënë Mykhailo Podolyak, këshilltar i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Deklarata të tilla për numrin e viktimave janë të rralla, ndërsa komentet e Podolyakut nuk janë konfirmuar nga ushtria shtetërore.

Në muajin qershor, ai ka thënë se 100 deri në 200 ushtarë ukrainas janë duke u vrarë brenda ditës.

Muajin e kaluar, gjenerali ushtarak amerikan, Mark Milley, ka thënë se rreth 100 mijë ushtarë rusë dhe 100 mijë ushtarë ukrainas janë vrarë apo plagosur prej nisjes së luftës.

Në një videoadresim të mërkurën, shefja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë se 100 mijë ushtarë ukrainas janë vrarë deri më tani në luftë.

Megjithatë, një zëdhënës i saj ka sqaruar më vonë se von der Leyen ka bërë një gabim, dhe se shifra qëndron për të vdekurit dhe plagosurit.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të këtij viti.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e konsideron luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës, kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.





Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika