Ukrainë: Granatohet nga rusët tregu qendror në Slovyansk

Vazhdojnë sulmet në Ukrainë, kësaj radhe është sulmuar tregu qendror në Slovyansk, ku një person ka vdekur ndërsa shtatë të tjerë janë plagosur

Slovyansk - Ukrainë

Granatimet ruse i kanë vënë flakën tregut qendror në qytetin lindor të Ukrainës, Slovyansk, duke lënë të vrarë një person dhe duke plagosur shtatë të tjerë, ka thënë kryebashkiaku.

Vadym Lyakh, ka thënë se qyteti po goditet nga sulmet e artilerisë ruse nga pozicione më të afërta, përderisa Rusia po kërkon të kontrollojë të gjithë zonën industriale lindore të Donbasit.

Kjo zonë përfshin rajonet e Luhansk dhe Donetsk dhe Presidenti Vladimir Putin pretendon se është pjesë e Rusisë.

Ndërsa të hënën e 4 korrikut, ushtria e Ukrainës ka thënë se duhej të tërhiqej nga Lysychansk, i cili është edhe bastioni i fundit i saj i mbetur në Luhansk, nën zjarrin intensiv rus.

Ajo ka thënë se trupat e saj tani po forcojnë fortifikimet për të mbrojtur zonat që ajo mban në Donetsk, duke përfshirë edhe Slovyanskin, raporton BBC.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika