Ukrainë: Rritet numri i të vdekurve në 38 pas goditjes së ndërtesës Chasiv Yar

Të dielën e 10 korrikut ndodhi një sulm rus me raketa Uragan në një zonë banimi të quajtur Chasiv Yar, aty dyshohet se raketat ruse goditën një ndërtesë banimi, në të cilën mbetën të vdekur 29 persona, ndërsa gjatë ditës së sotme është bërë e ditur se numri i të vdekurve është rritur në 38

Punonjësit e shpëtimit qëndrojnë mbi rrënojat si pasojë e një sulmi me raketë

Në Ukrainën lindore përkatësisht në zonën Chasiv Yar, raketat ruse goditën një ndërtesë banimi, kështu duke lënë të vdekur dhe të lënduar.

Sipas Shërbimeve të Urgjencës së Ukrainës, numri i të vdekurve nga kjo goditje ka shkuar deri në 38, duke përfshirë edhe një fëmijë.

Nëntë persona janë shpëtuar nga rrënojat dhe më shumë se 320 tonë shkatërrime të ndërtesës janë pastruar, sipas deklarates së Shërbimit Shtetëror të Ukrainës.

Ekipet e emergjencës vazhdojnë të punojnë në vendngjarje.

Përndryshe numri i viktimave civile në Chasiv Yar është nga më të lartat në Donetsk deri më tani.

Ukrainë: 29 persona të vrarë në ndërtesën Chasiv Yar

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika