Ukrainë-Rusi: Të premten pritet marrëveshja për grurin e bllokuar

Dy shtetet që janë në luftë Ukraina dhe Rusia, pritet të nënshkruajnë të premten një marrëveshje për grurin e bllokuar, për të krijuar një situatë lehtësuese për krizën globale të grurit

Ilustrim

Lufta në Ukrainë ka shkaktuar një krizë globale të grurit, pasi miliona tonë grurë kanë mbetur të bllokuar në portet e Ukrainës.

Sa i përket kësaj, të premtën Ukraina dhe Rusia pritet të nënshkrujanë një marrëveshje në shtetin turk, për lehtësimin e kësaj krizeje globale të grurit.

Kjo do të ishte marrëveshja më e madhe midis palëve ndërluftuese që nga pushtimi rus në Ukrainë në shkurt të këtij viti, njofton AFP.

“Marrëveshja e eksportit të drithërave është jashtëzakonisht e rëndësishme për sigurinë globale të ushqimit, kjo do të nënshkruhet në Stamboll të premten nën kujdesin e presidentit Erdogan dhe Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së z. Guterres së bashku me delegacionet ukrainase dhe ruse,” ka thënë zëdhënësi i liderit turk, Ibrahim Kalin në një postim në Twitter.

 

Raundi i parë i bisedimeve javën e kaluar nuk pati ndonjë përparim, megjithëse Guterres ka thënë se poshpresonte që palët ndërluftuese të arrinin një marrëveshje përfundimtare këtë javë.

Deri në 25 milionë tonë grurë dhe drithëra të tjera janë bllokuar në portet e Ukrainës nga anijet luftarake ruse dhe minat tokësore që Kievi ka vendosur për të shmangur një sulm rus të papritur.

Ka nisur takimi mes Ukrainës, Rusisë, Turqisë dhe delegacionit të OKB-së

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika