Ukrainë: Zelenskyy urdhëron evakuimin e detyrueshëm të rajonit të Donetskut

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy ka thënë se duhet të bëhet një evakuim i detyrueshëm i njerëzve në rajonin Donetsk, dhe se qindra mijëra njerëz të cilët janë ende në zonat luftarake në rajonin më të madh të Donbasit gjithashtu duhet të largohen

Volodymyr Zelenskyy, President i Ukrainës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, ka njoftuar që duhet të bëhet një evakuim i detyrueshëm i njerëzve në rajonin Donetsk.

Në fjalimin e tij, Zelenskyy ka thënë se qindra mijëra njerëz të cilët janë ende në zonat luftarake në rajonin më të madh të Donbasit gjithashtu duhej të largoheshin.

Zelenskyy ka thënë se sa më shpejt njerëzit të largohen “aq më pak njerëz ushtria ruse do të ketë kohë për të vrarë”.

“Mbështetje e plotë, ndihmë e plotë – si logjistike ashtu edhe pagesa. Na duhet vetëm një vendim nga vetë njerëzit, të cilët ende nuk e kanë marrë për vete. Shkoni, ne do të ndihmojmë”, ka shtuar ai.

Ndërsa, Zëvendëskryeministrja e Ukrainës Iryna Vereshchuk, ka thënë të se evakuimi duhej të bëhej përpara se të fillonte dimri pasi furnizimet me gaz natyror të rajonit ishin shkatërruar.

Donetsk ditëve të fundit është përballur me luftime të ashpra, raporton Sky News.

Zyrtarët nga Rusia dhe autoritetet separatiste në Donetsk kanë thënë se nga sulmi janë vrarë 53 persona të burgosur lufte ukrainas dhe janë plagosur 75 të tjerë.

Ukraina ka akuzuar Rusinë për granatimin e qëllimshëm të burgut për të mbuluar torturat dhe ekzekutimet atje. Ndëtsa Rusia ka fajësuar Ukrainën për sulmin.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika