Ukshini: Nuk shihet se do të ketë marrëveshje politike, vendi po shkon drejt zgjedhjeve

Ish-ambasadori Sylë Ukshini ka vlerësuar se skena politike në Kosovë është përballë një situate jashtëzakonisht të vështirë, duke thënë se partitë politike duhet të bëjnë kompromise për të mirën e vendit.

Duke folur në emisionin FIVE, Ukshini tha se aktualisht nuk po shihet një marrëveshje mes partive.

“Unë mendoj se jemi vërtet në një pozitë jashtëzakonisht të vështirë. Krejt partitë politike duhet të heqin diçka nga egoja e tyre, të japin diçka për të mirën e Kosovës. Sepse unë mendoj që prej pavarësisë së Kosovës nuk ka pasur një sfidë kaq të madhe”, deklaroi Ukshini.

Ai tha se, nëse nuk arrihet një marrëveshje politike, sipas të gjitha gjasave vendi do të shkojë në zgjedhje.

“Nuk shihet se do të ketë marrëveshje, sipas të gjitha gjasave do të shkojmë në zgjedhje”, tha Ukshini.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika