Ukshini: Opozita e dobët i hapi rrugën fitores së Ramës – PD-ja dështoi me non gratën
Bazuar në exit pollet e deritanishme, Partia Socialiste e Edi Ramës prin në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini, ka theksuar se fitorja e Ramës ishte e pritshme, për shkak të dobësive të thella të opozitës shqiptare ndër vite. Ukshini në Debat Plus, ka thënë se një nga problemet kryesore […]
Bazuar në exit pollet e deritanishme, Partia Socialiste e Edi Ramës prin në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri.
Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylë Ukshini, ka theksuar se fitorja e Ramës ishte e pritshme, për shkak të dobësive të thella të opozitës shqiptare ndër vite.
Ukshini në Debat Plus, ka thënë se një nga problemet kryesore të opozitës ka qenë mënyra se si është menaxhuar çështja e “non gratës” brenda Partisë Demokratike, duke përmendur kërkesat ndaj Ramës për të përjashtuar një figurë historike, që sipas tij përbën një kapitull më vete në marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Shqipërisë.
“E kanë thënë edhe trupat diplomatike në Tiranë, se sjellja më katastrofale për opozitën ka qenë djegia e mandateve dhe bojkotimi i zgjedhjeve vendore, të gjitha këto ia kanë humbur hapin opozitës për të qenë një eponentë e fuqishme ndaj Ramës”, ka theksuar ai në Debat Plus.
Ai vlerësoi gjithashtu reformat që ka ndërmarrë Edi Rama gjatë qeverisjes së tij, përfshirë drejtësinë, administratën dhe infrastrukturën.
“Në anën tjetër duhet ta dallojmë Ramën qëndrimin që e ka pasur në raport me zhvillimet në Kosovë ë raport me Beogradin, por Rama ka bërë edhe ndryshime, reforma në gjyqësi, SPAK-u, reforma në administratë. Në infrastrukturë, tani Shqipëria ec me projekte…Në planin e politikës së jashtme Rama ka luajtur muzikën që ka dashur ta dëgjoj Brukseli dhe SHBA-ja”, ka deklaruar Ukshini.















