Ukshini: PDK-ja nuk duhet të jetë indiferente ndaj Limajt

Ish-diplomati Sylë Ukshini ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës do të duhej ta pranonte ofertën e kreut të Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, për një garë të përbashkët zgjedhore.

Duke komentuar letrën që Limaj i ka dërguar kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, Ukshini , i ftuar në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se partitë opozitare që synojnë rritje elektorale duhet të jenë të hapura ndaj bashkëpunimeve politike.

“Limaj është një kundërshtar i PDK-së që ka qenë me një bllok së bashku me VV-në – tash janë kalkluime të brendshme politike dhe një parti opozitare që dëshiron të rritet është e natyrshme që të marrë edhe parti tjera. Partitë që dëshirojnë të rrisin kuotën nuk duhet të jenë indiferente ndaj një oferte të tillë. Limaj vetë i dogji kartat e veta pasi në koalicionin që kishte me Ramush Haradinaj jo pse shkoi te Vetëvendosje me shpresën që do ta bënin Kryetar të Kuvendit, por mendoj se ka lënë një shije të hidhur tek të gjithë e edhe tek PDK-ja që nesër mund të shkojë Limaj – e ka djegur vetveten ndonëse motivet i ka pasur të mira. U duk sikur Kurti e përdori dhe e dogji”, u shpreh Ukshini.

Megjithatë, Ukshini theksoi se PDK-ja duhet të tregojë pragmatizëm politik dhe ta pranojë Limajn, duke bërë krahasim me rikthimin politik të Vjosa Osmanit në Lidhjen Demokratike të Kosovës.

“Mendoj që do të ishte mirë që PDK-ja ta pranon Limaj – nëse LDK-ja e pranon Vjosa Osmanin që konsiderohet si ‘shkatërruesja’ më e madhe e saj atëherë duhet ta pranojë”, tha ai.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika