Ish-ambasadori Sylë Ukshini ka njoftuar për publikimin e studimit të tij shkencor në revistën kanadeze “Canadian Journal of European and Russian Studies (CJERS)”.
Punimi i tij me titull “From Kosovo to R2P: The Legacies of NATO’s 1999 Intervention” trajton ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë në vitin 1999, si dhe ndikimin e saj në zhvillimin e konceptit ndërkombëtar “Responsibility to Protect (R2P)”.
Ukshini ka theksuar se ky publikim përbën një hap të rëndësishëm në rrugëtimin e tij akademik dhe një motivim për vijimin e punës kërkimore në të ardhmen.