Ukshini: S’ka seriozitet në zhbërjen e strukturave paralele në veri

Ish-ambasadori, Sylë Ukshini, ka thënë se nuk ka seriozitet në zhbërjen e strukturave paralele në veri.

Ukshini në emisionin “FIVE” ka kritikuar bashkësinë ndërkombëtare dhe organet e zbatimit të ligjit se si për kaq shumë vite nuk kanë arritur që këto struktura të largojnë nga veriu dhe të mos ketë operim të tyre.

“Si ka mundësi BE, UNMIK, EULEX, në një rajon kaq i vogël, pas kaq shumë vitesh të ketë operim të strukturave paralele, nuk pati seriozitet në zhbërjen e tyre”, ka deklaruar Ukshini.

Ai ka thënë se dialogu duhet të ndryshojë, sepse sipas tij nuk e ka ndryshuar situatën në veri.

“Dialogu nuk i ka përmbushë pritjet fillestare, duhet të ndryshojë diçka. Nganjëherë tingëllon si skepticizëm, kur e krahasojmë Marrëveshjen e Ohrit me më herët, por gjendja duket më e keqe si para dialogut”, ka vijuar Ukshini.

Ai ka kritikuar emisarin e BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, se nuk ka sjellë ndonjë rezultat në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi.

“Lajcakut iu zgjat mandati, por ai nuk ka çfarë balanci të nxjerrë në tavolinë, ka vetëm përkeqësim. BE-ja ka rolin e ndërmjetësuesit, përgjegjësia kryesore i bie BE-së, Serbia ka vetëm një qëllim, të dialogojë e të mos ketë marrëveshje”, ka theksuar Ukshini.

Lajmi në përditësim..

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika