Ulen çmimet për shërbimet noteriale

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka nënshkruar Udhëzimin e ri Administrativ, me të cilin ulen konsiderueshëm tarifat për shërbimet noteriale

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, të premten e 22 korrikut ka nënshkruar një udhëzim të ri administrativ, përmes të cilit ulen çmimet e shërbimeve noteriale në Kosovë.

Sipas njoftimit të ministres Haxhiu, me udhëzimin e ri adminstrativ, do të lirohen në tërësi nga tarifat disa kategori.

“Sot nënshkrova Udhëzimin e ri Administrativ për Tarifat Noteriale, me të cilin ulen konsiderueshëm tarifat për shërbimet noteriale, si dhe: lirohen në tërësi nga tarifat noteriale fëmijët pa kujdes prindëror, personat me nevoja të veçanta, personat që kërkojnë të realizojnë të drejtat në Qendrën për Punë Sociale dhe personat që përfitojnë nga Ligji për Ndihmë Juridike Falas”, ka thënë Haxhiu.

May be an image of 1 person and text that says "THE TERROR OVERALBANIANS BAMIAER IE ME UDHEZIMIN E RI ADMINISTRATIV PER TARIFAT NOTERIALE LIROHEN NE TERESI NGA TARIFAT NOTERIALE: -FEMIJET PA KUJDES PRINDEROR; -PERSONAT ΜΕ NEVOJA Të VEÇANTA; -PERSONAT QE KERKOJNE Të REALIZOJNE Të DREJTAT NẼ QENDREN PER PUNE SOCIALE, -PERSONAT QE PERFITOJNE NGA LIGJI PER NDIHME JURIDIKE FALAS; PERMES UDHEZIMIT Të RI: -ULEN DUKSHỂM SHPENZIMET PALES PRANE NOTERIT."

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika