Ulen pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, kundërshtohet vendimi

Qeveria e Kosovës ka vendosur t’i kthejë pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve në nivelin që ato ishin para rritjes së bërë me vendim të Qeverisë Haradinaj në vitin 2017. Vendimin, Qeveria e ka arsyetuar me miratimin e Ligjit për Pagat. Por, ky vendim është kundërshtuar ashpër nga Këshilli Gjyqësor dhe shoqëria civile. KGJK-ja në një mbledhje të jashtëzakonshme ka vendosur të reduktojë punën e gjykatave dhe të pezullojë çdo bashkëpunim apo aktivitet ku prezentë janë përfaqësues të Qeverisë

Mbledhja e Qeverisë së Kosovës

Ky votim i anëtarëve të Qeverisë ka nxitur pakënaqësi të mëdha në opinionin publik.

Ekzekutivi ka vendosur t’i ulë pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve duke i kthyer ato në nivelin sa ishin para rritjes së bërë nga Qeveria e Ramush Haradinajt në vitin 2017.

Qeveria në fund të atij viti kishte marrë vendim për rritjen e pagës të kryeministrit të asaj kohe, Ramush Haradinaj, e cila preku automatikisht edhe sistemin e drejtësisë.

Më pas Qeveria Kurti 1 kishte vendosur që paga e kryeministrit të zbritej, por të mos prekeshin ato të punonjësve të sektorit të drejtësisë.

Kurse me vendimin e sotëm të Qeverisë, pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve do të ulet për rreth 800 euro.

Vendimin e ri, Ekzekutivi e ka arsyetuar me hapjen e rrugës për Projektligjin e Pagave dhe atij për Zyrtarët Publik, të cilët po ashtu u miratuan në mbledhje dhe qw do tw rregulojnw pagat nw sistemin publik.

Por, Ministria e Brendshme thotë zbritja e pagave do të bëhet në mënyrë graduale.

“Në rast se dikujt i zbriten pagat, ne kemi paraparë atë që është mekanizmi i parashikueshmërisë dhe zbritja e pagave për ata që potencialisht mund t’u zbriten pagat do të bëhet në mënyrë graduale. Në vitin e parë, kur hyn në fuqi ligji për pagat, do ta marrin pagën e njëjtë sikur deri në atë moment, në vitin e dytë do ta marrin 50 për qind të diferencës së zbritjes do të vazhdojnë ta marrin”, ka theksuar Dobra.

Vendimit të Qeverisë i është kundërpërgjigjur Këshilli Gjyqësor, i cili në një mbledhje të jashtëzakonshme ka vendosur që të reduktojë shërbimet në gjykata dhe të bojkotojë Qeverinë.

Skandaloz këtë vendim e ka quajtur shoqëria civile.

Gjashtë organizata i kanë bërë thirrje urgjente Qeverisë ta shfuqizojë vendimin, pasi vlerësojnë se ulja e pagave për sistemin e drejtësisë paraqet ndërhyrje në drejtësi dhe rrit potencialin korruptiv.

“Komisioni i Venecias ka përcaktuar standardet se pagat gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk mund të ulen, përjashtimisht në rastet kur kemi kriza financiare makroekonomike të cilat kriza duhet të jenë të njohura zyrtarisht, që nuk është në rastin e Kosovës dhe se institucionet e sistemit të drejtësisë duhet të mbrohen nga ndërhyrjet arbitrare të institucioneve të tjera siç është Qeveria”, ka thënë Shala.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se me Projektligjin për Paga po krijojnë për herë të parë një sistem të unifikuar të pagave, që sipas tij, nuk do të ketë dallime të mëdha siç kishte më parë.

Shija e redaktorit

Hovenier: Shoqëritë janë më stabile nëse gratë janë ekonomikisht dhe...

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier derisa ka cituar një letër të presidentit amerikan, Joe Biden, ka thënë se...

Presidentja e Sllovenisë: Uroj që të jetojë derisa ta shoh...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim Presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, e cila do të marrë pjesë në...

Maqedonia mbështet Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të edicionit të dytë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, të hënën ka pritur në takim...

Të fundit nga rubrika