Ulje temperaturash dhe reshje shiu, pritet të ketë ndryshime të motit në Kosovë

Të dielën e 7 gushtit në Kosovë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira, të cilat gjatë orëve të pasditës pritet të marrin karakter zhvillimi dhe të gjenerojnë rrebeshe lokale shiu

Ilustrim

Edhe dita e shtunë e 6 gushtit është dominuar nga masat e nxehta afrikane, ndërsa të dielën e 7 gushtit pritet të depërtojnë masa më të freskëta ajrore, duke sjellë destabilizim të motit.

Nën këto kushte, moti parashikohet me diell dhe vranësira, të cilat gjatë orëve të pasditës pritet të marrin karakter zhvillimi dhe të gjenerojnë rrebeshe lokale shiu e shkarkesa rrufesh.

Sipas Meteo Kosova, temperaturat minimale do të sillen prej 16 deri në 20°C, ndërsa ato maksimale prej 29 deri në 33°C.

Era do të fryjë nga kuadrati i veriut dhe verilindjes, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi 15-50 km/h!

Nga java e ardhshme pritet paqëndrueshmëri më e madhe në kushtet e motit, duke u karakterizuar me diell dhe vranësira, ku kohë pas kohe priten rrebeshe lokale shiu, shkarkesa rrufesh e breshër.

Njëkohësisht edhe temperaturat do të pësojnë ulje të ndjeshme, sidomos nga dita e martë e 9 gushtit, duke bërë që maksimalet në pjesën dërrmuese të vendit të jenë për disa gradë nën vlerën 30°C.

Reshjet do të jenë të karakterit lokal, megjithatë gjasat për reshje do të jenë pothuajse në gjithë javën.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika