Ulutash: Situata e sigurisë në Kosovë është përmirësuar, NATO ka nisur optimizimin e pranisë së KFOR-it

Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka deklaruar se situata e sigurisë në Kosovë është përmirësuar gjatë viteve të fundit dhe aktualisht mbetet përgjithësisht e qëndrueshme.

Në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, teksa po përfundon mandatin e tij të dytë në krye të KFOR-it, Ulutash ka kujtuar tensionet dhe dhunën e vitit 2023, përfshirë sulmet ndaj paqeruajtësve të KFOR-it në Zveçan.

“Situata e sigurisë në Kosovë ka vazhduar të përmirësohet gjatë viteve të fundit. Pas rritjes së tensioneve dhe dhunës në vitin 2023, përfshirë sulmet e pajustifikueshme kundër paqeruajtësve të KFOR-it në Zveçan, situata e sigurisë në Kosovë ka mbetur përgjithësisht e qëndrueshme”, ka thënë ai. Sipas komandantit të KFOR-it, përmirësimi i situatës bëri që NATO-ja ta ndërpriste në janar të këtij viti dislokimin e forcave rezervë.

Ai ka bërë të ditur se NATO-ja ka nisur një proces për optimizimin e pranisë së saj gjatë vitit të ardhshëm, me synimin që misioni të mbetet i përshtatshëm për detyrat dhe t’u përgjigjet zhvillimeve në fushën e sigurisë.

“Prania e KFOR-it është përshtatur vazhdimisht që nga viti 1999 për të garantuar që misioni të mbetet i përgjegjshëm ndaj mjedisit të sigurisë në zhvillim”, ka deklaruar Ulutash.

Ai ka theksuar se prioriteti i tij gjatë mandatit ka qenë zbatimi i mandatit të KFOR-it, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ulutash ka shtuar se KFOR-i do të vazhdojë të kontribuojë në ruajtjen e një mjedisi të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës, si dhe në garantimin e lirisë së lëvizjes. Sipas tij, misioni vepron në mënyrë të paanshme dhe në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, në kuadër të përgjegjësive të tyre përkatëse në fushën e sigurisë.

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika