Shtetet e Bashkuara të Amerikës raportohet se kanë vendosur t’i heqin “non grata-n” kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, pas më shumë se pesë vjetësh nga vendosja e këtij vendimi.
Berisha la të kuptohet se vendimi tashmë është marrë duke deklaruar në Kuvend, “Unë erdha, u krye”, një shprehje që u shoqërua me duartrokitje nga deputetët e opozitës.
Pas seancës plenare, ai nuk iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve lidhur me heqjen e statusit “non grata”, por më vonë dha një deklaratë brenda Kuvendit.
Departamenti Amerikan i Shtetit e kishte shpallur Sali Berishën “non grata” në maj të vitit 2021, së bashku me anëtarët e familjes së tij të ngushtë.
Sipas atëhershme të DASH-it, vendimi ishte marrë për shkak të pretendimeve për përfshirje në veprime korruptive gjatë kohës së tij si kryeministër i Shqipërisë, përfshirë shpërdorim të fondeve publike dhe ndërhyrje në procese publike.